Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried ndodhet sot në Tiranë. Ajo ka zhvilluar një takim me Edi Ramën në kryeministri, që zgjati më shumë se një orë, por ende nuk janë zbardhur detaje nga diskutimet.
Më pas ajo është drejtuar te Kryesia e Kuvendit, ku është pritur nga deputetja demokrate Jorida Tabaku. Kanë dalë fotot e takimit me Tabakun dhe deputetët Enkelejd Alibeaj e Gazment Bardhi.
Donfried shoqërohej nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.