To top
21 Shk

“Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptarë”, Kryemadhi e nis ditën ndryshe, prezanton vajzën e ish-ministres Gjosha

Një mëngjes krejt ndryshe ky i sotmi për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-zv/ministren Klajda Gjosha, e cila duket se ka lënë pas trishtimin dhe dhimbjen (pas humbjes së të atit),  për të gjetur pak qetësi dhe buzëqeshje,  me shefen e saj Kryemadhi.  Kjo e fundit ka postuar një foto ku shihet bashkë me ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, dhe vajzën e saj Greis, të cilën e mban në prehër.

Teksa uron të gjithë fëmijët shqiptarë, Kryemadhi thekson se ata janë motiv për mos t’u ndalur.

“Sot e nisa ditën me Klajdën dhe vajzën e saj Greis. Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre. Janë motivi për të mos u ndalur! Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptar. 🙏❤️”, shkruan Kryemadhi.