To top
21 Pri

Konferenca/”Zonjat e turizmit shqiptar – sfidat dhe e ardhmja”

 

 

Nga Egla Dedej

“Zonjat e turizmit shqiptar – sfidat dhe e ardhmja”, konferenca ndërkombëtare u zhvillua në bregdetin e bukur të Durrësit në resortin, “Diamma” ku i parapriu fillimit të sezonit turistik. Një konferencë që mblodhi në një tryezë të përbashkët zonjat shqiptare të cilat kanë vite që kanë kontribuar në zhvillimin dhe lulëzimin e turizmit shqiptar, me bizneset e tyre familjare. Një ide kjo e realizuar nga  Albanian Excellence me themeluese znj. Flora Nikolla, në bashkpunim me  “Travel Magazine Ballkan” me themeluese Flora Baba Xhemani.

Në Konferencën Ndërkombëtare, “Zonjat e turizmit shaqiptar – sfidat dhe e ardhmja”, u organizua nga 19-21 prill 2024, u evidentuan suksesi dhe roli që kanë sot zonjat shqiptare në fushën e turizmit. Secila prej tyre në panelin e krijuar, rrëfyen historinë e suksesit, rrugët se si është arritur ky sukses, veshtirësitë që kanë hasur në realizimin e këtij suksesi, problematikat si dhe hapat që duhen për të parandaluar këto vështirësi si dhe roli i shtetit për të kontribuar në lehtësimin e problematikave.

Kjo konferëncë vjen pikërisht në këtë fillim të sezonit turistik, ku ndarja e komunitetit turistik është në fragmente, dhe grupime e shoqata të shumta, të cilat nuk po bëhen dot bashkë për çështje madhore, që prekin turizmin, por dhe  drejtpërsëdrejti edhe sektorin privat e që nuk gjejnë zgjidhje. Forcimi i zërit dhe i radhëve të secilës prej nesh në një grupim sa më të madh, po kthehet në një çështje jetike.

Në diskutimin e tyre zonjat e turizmit shqiptar shprehën, mbështetje dhe solidaritet mes njëra-jetrës në sipërmarrjet e tyre, duke u kthyer në një faktor te rëndësishëm në kontributin e drejtpërdrejtë në ekonominë se vendit, si dhe mirëqenien e shoqërisë. Sot turizmi është padyshim sektori më i rëndësishëm i ekonomisë, një sektor që ka njohur një zhvillim të madh duke u krahasuar me turizmin ballkanik e më gjerë, në standarte dhe shërbime.

Në këtë konferencë nuk mungun dhe zonjat ligjëvënëse nga Parlamenti Shqiptarë si deputetja Pranvera Resulaj dhe zv. Ministria e Turizmit znj. Vilma Bello, te cilat konfirmuan mbeshtetje dhe lehtesira nga shteti ne fushen e turzimit.

Gjatë këtij takimi  u promovua dhe libri më i ri i shkrimtares, Antoneta Nushi me titull: “Vetëm dashuria mbetet…”.

Në fund të këtij diskutimi tre ditor zonjat e turizmit u vlerësuan me Certifikata mirënjohëse dhe vlerësuese për punën dhe kontributin e tyre në fushën e turizmit shqiptar.