To top
5 Sht

Zbuloni Sekretin e bukurisë së dukeshës, Meghan Markle

Kushdo që kërkon një shkëlqim si të dasmës mbretërore, nuk duhet të shkojë shumë larg: facialistja me qendër në Londër, Nichola Joss, e cila ka punuar me Meghan Markle, Kate Moss dhe Jennifer Lopez i zbulon të gjitha. “Fytyra ka shumë pika refleksologjike dhe presionesh dhe kur masazhohet në mënyrë korrekte, ato mund të zvogëlojnë tensionin, të japin lehtësim ndaj migrenave dhe të ç’tendosin lëkurën” shpjegon Joss. “Kjo gjithashtu shton vëllimin e indeve e muskujve, si dhe minimizon fryrjen duke i dhënë rrezatim dhe shkëlqim lëkurës suaj”, vijon specialistja.

Joss zbulon rutinën e bukurisë në kushtet e shtëpisë Dukeshës së Sussex. Mund ta praktikoni edhe ju!

Mëngjes

1. Pastroni me vaj pastrues fytyrën, bëjini thellësisht një masazh në lëkurë nga jashtë duke zgjatur gishtat lart dhe poshtë fytyrës, çka zgjon muskujt dhe ju rigjeneron indet.

2. Apliko një serum anti-plakje.

3. Masazhoje fytyrën me kremin ​​tuaj të ditës ose me vaj.

Në mbrëmje herët

1. Pastrimi i dyfishtë: pastrimi i parë heq grimin dhe ndotësit e fituar gjatë ditës, si papastëri, pluhura, ndërsa pastrimi i dytë shkon më thellë dhe pastron indet e lëkurës, si dhe rivendos nivelin e pH.

2. Sprucojeni me një tonifikues fytyrën për të rregulluar sipërfaqen e lëkurës.

3. Apliko serumin anti-plakje dhe një krem me veti ushqyese dhe përbërës aktivë.

4. Paçi një mbrëmje argëtuese.

Mbrëmje vonë

1. Duke përdorur vajin tuaj të preferuar të fytyrës, kaloni tre deri në katër minuta (ndërsa jeni në shtrat e relaksuar) duke masazhuar lëkurën dhe duke punuar nga qendra e fytyrës nga jashtë dhe lart drejt vijës së flokëve. Kushtojini vëmendje të veçantë vijës së nofullës. Duke përdorur dy gishtat e parë, shtypni me presion gjithë sipërfaqen e lëkurës.

2 .Pastaj masazhoni poshtë qafës nga nën vesh përgjatë dekoletesë, duke përfunduar në supin e kundërt.

3. Flini mirë dhe rigjeneroni.