“Big Brother VIP 4”, do të nisë më 21 dhjetor. Shtëpia më e famshme në Shqipëri është gati të hapë dyert për banorët e rinj, ndërsa emocionet dhe surprizat priten të jenë më të mëdha se kurrë.Ky edicion vjen me disa risi që e bëjnë akoma më interesant: përveç banorëve VIP, këtë herë në lojë do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët do të ndajnë historitë e tyre personale me publikun.Ndërkohë, publiku tashmë ka filluar të hamendësojë emrat e personazheve të njohur që do të bëhen pjesë e kësaj aventure. Pak ditë më parë, Top Channel bëri publikë edhe emrat e opinionistëve të këtij edicioni. Arbër Hajdari do të rikthehet për të katërtin vit radhazi, ndërsa rolin e opinionistes do ta marrë Neda Balluku, një figurë e re dhe premtuese për spektaklin.