To top
30 Sht

Xhunga dhe Krasta, gazetarët që bëjnë ekranin

 

Gazetarja Rudina Xhunga dhe showmani Adi Krasta do të rikthehen në ekran. Pas një shkëputje ato kanë vendosur të rikthehen më emisonet e tyre. E ndërsa ajo që i bashkon dy personazhet e njohur do të jetë ekrani i televizionit “News 24”. Të njohur tanimë, Xhunga si një gazetare profesioniste  e ndërsa Krasta si një showman ku luan me fjalën dhe të ftuarit, ata do të rikthehen me të njëjtët emisione që i kemi parë edhe në ekranet e mëdha që nga prestigjiozi Top Channel, Agon Channel (Krasta), e së fundmi Vizion Plus, Xhungën.

Ata kanë përzgjedhur ekranin informativë News 24, që për hirë të së vërtetës nuk dimë se si do të shkojë. Por ajo cka duhet të themi me mjaft bindje, se në rastin konkret Xhunga dhe Krasta, janë gazetarët që bëjnë ekranin. Në cdo ekran që të shfaqen ato do të  bëjnë më së miri emisionin dhe misionin e tyre. Kjo tregon që gazetarë të tillë nuk kanë nevojë për ekrane të mëdha, ato bëjnë dhe pa to, ndryshe nga ca të tjerë të cilët presin të shfaqen, apo nuk bëjnë dot pa ekranet e mëdha. Xhunga dhe Krasta i bashkohen kështu grupit mediatik ku gjenden dhe mjaft emra të njohur si Andi Bushati, Fatos Lubonja, Ylli Rakipi, Andi Tela etj.  Gjithsesi deri në startimin e sezonit të parë të tyre na mbetet të presim.

Emisioni “Dritare”, i Xhungës pritet të saratojë në tetor të 2018, ku do të vijë jo vetëm si autore dhe moderatore e “Dritares” së saj, por edhe si editorialiste në median  e shkruar dhe online të grupit mediatik.

 

Po ashtu dhe Krasta pas një mungese të gjatë në ekran mësohet se do të nisë emisionin e  tij me pot ë njëjtën logo “A” në ekranin  e News 24. E hëna dhe e marta do të jenë dy ditët në të cilat Krasta do të jetë në “Prime Time|” dhe me stafin kanë filluar nga puna, ku pritet që të jenë në transmetim brenda një kohë të afërt.