Vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, mbart historine ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton. Pronari aktual e bleu shtëpinë në 1995 nga Pamela Harriman, ambasadorja e SHBA në Francë dhe një anëtare e Partisë Demokratike.
Me të hyrë, sheh një holl të madh, nga ku mund të hysh në dhoma të mëdha të dekoruara me dru, me tavane gati 4 metra të larta. Nga hyrja e vilës mund të kaloni në dhomën e sofistikuar formale të ndenjes, e cila ka një oxhak të madh dhe elegant. Ngjitur me dhomën e ndenjes, dhoma e bukur e muzikës, me një tjetër oxhak dhe akses në dhomën e ngrënies.
Në pjesën e pasme të shtëpisë ndodhet kuzhina, e cila ndërthur funksionalitetin dhe komoditetin. Ka një ishull të madh qendror dhe dhoma hapet në zonën e mëngjesit, ku dritaret e mëdha lejojnë dritë e mrekullueshme natyrore të depërtojë brenda. Dyert me panele xhami të çojnë drejtpërdrejt në tarracën e pasme dhe kopësht. Gjithashtu ka një qilar, një tualet dhe një ashensor me akses në të gjitha katet.
Duke u ngjitur lart, mbërrini në tre dhomat e gjumit, duke përfshirë suitën luksoze. Dhoma e madhe është e mobiluar me dy oxhaqe, dy dollapë dhe një tarracë private të mbuluar, e aksesueshme vetëm nga vetë suita. Në katin e parë ndodhen edhe dy dhoma të tjera me oxhak dhe një zyrë e madhe, gjithashtu me oxhak dhe një tualet. Në katin e dytë ka dy dhoma gjumi të tjera, njëra me një banjo dhe tjetra me akses në një dhomë të madhe lojrash. Në këtë kat ndodhet edhe dhoma e kinemasë me dalje në tarracë. Ekziston edhe një aneks kuzhine, lavatriçe dhe tharëse, dhe një banjo në korridor. Jashtë ka kopshte të mëdha dhe parkim.
Vila shitet në Sotheby’s për 9,990,000 dollarë.