Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeta e dytë. Lajmi është njoftuar nga Pallati Buckingham.
“Me pikëllim të thellë Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së tij Mbretërore, Princit Filip, Dukës së Edinburgut”, thuhej në njoftim.
“Princi Filip ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor”– vijon më tej deklarata e Buckingham Palase.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili tha se Duka i Edinburgut “frymëzoi jetën e të rinjve të panumërt”.
Princi u martua me Princeshën Elizabetë në vitin 1947, pesë vjet para se kjo e fundit të bëhej Mbretëreshë.
Kujtojmë se, gjatë muajit mars, Duka i Ediburgut u lirua nga spitali pas një qëndrimi njëmujor për trajtim. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje në zemër në një spital tjetër të Londrës.