Ulpiana Lama, gazetarja nga Shqiperia por me banim ne Kosove e cila shfaqej çdo pasdite në ekranin e Top Channel me emisionin “Pasdite në TCH” mesohet se ka nisur punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës si këshilltare politike. Prej muajsh të tërë ajo kishte qendruar larg ekraneve por pa shpjeguar për publikun përse u largua nga TCH.
Në një intervistë për Telegrafin Lama ka shpjeguar arsyen.
“Më shumë se rikthim në politikë kjo është një hyrje në diplomaci. Kosova ka shumë punë në integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe kjo ftesë për të qenë këshilltare në Ministrinë e Jashtme ka qenë e mirëpritur nga unë”, tha Lama.
Edhe më herët Lama kishte deklaruar në itervista të ndryshme se do t’i pëlqente të rikthehej në poltikë, dhe sapo i ka ardhur rasti nuk e ka lënë t’i shpëtojë.