To top
26 Pri

Ujorët : Nëse i takoni një herë në jetë këta tipa jeni me shumë fat

  1. E mbajnë kokën ‘mbi re’

Nuk kënaqen kurrë me të menduarit në mënyrë sipërfaqësore. Janë mendja më kreative ndër zodiakët dhe kërkojnë gjithmonë të mendojnë jashtë kornizave. Qielli për ta është limiti dhe synojnë gjithmonë të realizojnë çdo ëndërr që kanë.

2. Nuk ka kurrë një moment të mërzitshëm për ta

Ta quash një ujor ekcentrik do të ishte nënvlerësim i madh. Kjo shenjë e shijon jetën në maksimum. Nuk e dini kurrë se ç’mund të prisni nga një ujor. Janë gjithnjë të gatshëm të provojnë eksperienca të reja dhe të shkojnë me spontanen.

 

  1. Janë mendjehapur

Njihen për idetë e tyre ndryshe dhe janë totalisht kundër injorancës. Kjo nuk do të thotë që kanë vlerat e tyre morale – sepse i kanë vërtetë. E kuptojnë që mënyra se si tjetri zgjedh ta jetojë jetën nuk bën pjesë në punët e tyre. Nuk do të debatojnë me ty, nëse ke këndvështrim ndryshe për një temë të caktuar.

 

 

 

  1. Janë sensitivë

Natyra e tyre indipendente thjesht çon në keqkuptime: shumica mendojnë se ujorët janë të ftohtë dhe pa ndjenja. Por, kjo është shumë larg së vërtetës. Ujorët janë të dhënë kokë e këmbë pas njerëzve që bëjnë pjesë në rrethin e tyre të ngushtë. Pikërisht tek këta persona, nuk kanë frikë të shfaqin emocionet apo ndjenjat e tyre.

 

  1. Besnikë në maksimum

Besnikëria është vlera që ata çmojnë më shumë. Mund t’iu besosh në çdo moment vendimet apo gjëra të tjera më të rëndësishme. Janë njerëzit që do të të dalin në krah pavarësisht distancës apo kohës së shumtë që keni kaluar larg njëri-tjetrit. Nëse një ujor ju ka zgjedhur si mik, merrni parasysh që do të keni miqësi të përjetshme.

Njerëzit që e rrethojnë keqkuptohen shumë shpesh me një ujor, pasi ata e kanë të vështirë të arrijnë ritmin e mendimit të tij. Astrologjia tregon se mendimet e ujorit janë 50 vite para mendimeve të të gjithë njerëzimit. Kjo njihet si shenja e gjenialitetit, por edhe si shenja e lidhur me shumë sëmundje mendore. Ujorët kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të qetësuar fëmijët ose personat e nervozuar. Mos u mundo të ndërpresësh qetësinë e një ujori, sepse ai e ka shumë të nevojshme. Kur do të jetë vetëm, do të jetë vetëm!

Ujorët konfliktohen shpesh me njerëzit për shkak se nuk u pëlqen t’i kufizojnë por edhe sepse janë plot me surpriza. Një ujor e ka shumë të vështirë të krijojë besim, dhe këtë gje e bën vetëm pasi ka njohur çdo anë të fshehtë tuajën. Ai është një mik kaq i ngushtë sa është i gatshëm të pozicionohet kundër të gjithëve atyre që ju kanë inat. Ndonëse kanë probleme me kujtesën, aftësia e tyre e përqëndrimit është e frikshme.