To top
23 Tet

U rrit i adoptuar, eksperimentonte me drogat/ Çfarë nuk dini mbi Stiv Xhobsin

Stiv Xhobs, themeluesi i kompanisë “Apple” dhe një nga gjenitë e revolucionit teknologjik që ka ndodhur dekadat e fundit, vdiq 9 vite më parë, pasi e humbi betejën e tij të gjatë me kancerin. Njerëzit njohin shumë nga shpikjet e tij të mrekullueshme, por jo disa nga detajet përgjithësisht të errëta të jetës së tij.

U adoptua që i vogël

Babai i tij biologjik, Abdulfatah Xhandali, u rrit në Siri dhe e njohu nënën e tij biologjike, Xhoan Shible në Universitetin e Uiskonsinit në SHBA. Duke qenë që të dy shumë të rinj, vetëm 23-vjeç, ata të dy menduan se ishin shumë të vegjël për t’u martuar. Dhe lindja e një fëmije jashtë martese ishte e pazakontë për kohën, ndaj ata i dhanë fëmijën prindërve adoptues të Stiv, Pol dhe Klara Xhobs. Ata e rritën me premtimin se ai do të shkonte në universitet.

Ka qenë viktimë e bullizmit në shkollën fillore

Në klasën e gjashtë, Stiv frekuentonte shkollën e mesme “Crittenden”, ku ngacmohej vazhdimisht si një fëmijë i çuditshëm. Për pasojë, Stiv u vuri prindërve të tij adoptivë një ultimatum:ai do ta linte shkollën nëse ata nuk zhvendoseshin me banim diku tjetër. Kështu, ata u zhvendosën në Los Altos në Kaliforni (vendlindja e “Apple”), ku ai takoi inxhinierin tjetër Bill Fernandez, që e prezantoi me bashkëthemeluesin tjetër të “Apple” Stiv Vozniak.

Ishte një praktikant i Budizmit

Në vitin 1974 pasi punoi me kompaninë e lojërave elektronike, Atari, Xhobs shkoi për 7 muaj në Indi në kërkim të ndriçimit të tij shpirtëror. Ai meditonte shpesh, dhe konsumonte vazhdimisht peshk, por jo mish të kuq. Gjithashtu atij i pëlqente të ecte zbathur.

Braktisi universitetin

Xhobs u diplomua në gjimnazin “Homestead” në Silicon Valley, por e braktisi Universitetin Rid në Oregon, pasi nuk donte të shpenzonte paratë e prindit të tij. Edhe pse ndoqi disa orë mësimore, përfshirë kaligrafinë. Në një fjalim të tijin në vitin 2005 para studentëve të Universitetit të Stenfordit, Xhobs tha se nëse nuk do të kishte ndjekur ato orë, kompjuteri “Mac” nuk do të kishte shumë stile shkrimi.

Eksperimentoi me shumë droga psikedelike

Xhobs eksperimentoi disa herë me drogën haluçinogjene LSD, duke pretenduar se ishte një “përvojë e thellë”, dhe “një nga gjërat më të rëndësishme” në jetën e tij. Ai pretendoi se kjo lloj droge e ndihmoi të mendonte ndryshe.

U grind me partnerin e tij në biznes Stiv Vozniak

 

Kur punonte për kompaninë “Atari”, Xhobs duhej të ndërtonte një qark për video-lojën “Breakout”. Ai i tha Vozniak se do t’i ndanin fitimin në mënyrë të barabartë. Xhobs me sa duket i tha Vozniak se pagesa ishte 700 dollarë, duke i dhënë 350 dollarë. Në fakt “Atari” i dha një shumë prej 5000 dollarësh, çka do të thoshte se Vozniak duhej të merrte 2500  dollarë.

 

Kompania “Hewlett Packard”, i ofroi një punë qëkur ishte 12-vjeç

Kur ishte vetëm 12-vjeç, themeluesi i kompanisë “Heëlett Packard”, Bill Hjulet i ofroi atij një punë part-time në muajt e verës, pasi Stiv e telefonoi duke i kërkuar pjesë për një projekt elektronik. Dihej që Xhobs kishte një interes të madh për inxhinierinë që në moshë të re, kur ai ndihmonte të atin e tij adoptiv Pol, të rregullonte pajisje të ndryshme në tavolinën e tij të punës.

U shkarkua nga Apple

Xhobs u shkarkua nga detyra pasi drejtori ekzekutiv i “Pepsi”, Xhon Skullej i tha bordit se ai ishte shumë i ri. Xhobs nisi më pas një projekt tjetër duke krijuar kompjuterin “NeXT”, por shitjet ishin të kufizuara, pasi ai ishte shumë i shtrenjtë. “Apple” bleu aksionet e “NeXT”, duke sjellë edhe rikthimin e Stiv tek “Apple”. Kombinimi i pajisjes “NeXT” me “Apple”, solli sisteme operative si iOS që përdoren sot për iPhone.

Ishte ndër më të rinjtë në listën e të pasurve në “Forbes”

Suksesi i Stiv Xhobs, nënkuptonte klasifikimin e tij në disa nga listat e “Forbes”. Në vitin 2010 ai u rendit i 17-ti në listën e njerëzve më të fuqishëm në botë, dhe i 39-ti në listën e më të pasurve “Forbes” në vitin 2011.

E mohoi atësinë e vajzës së tij

Xhobs pati një fëmijë me Krisen Brenan (e dashura e tij në shkollën e mesme), një vajzë të quajtur Liza. Edhe kur një test i ADN-së vërtetoi se ai ishte babai, Stiv vazhdoi që ta mohonte atë, duke pretenduar se ishte steril. Ai e quajti gjithsesi Liza kompjuterin e “Apple”.

U varros në një varr pa emër

Xhobs u diagnostikua me kancer në pankreasit në vitin 2003. Ai provoi kurimin alternativ natyror, siç është shndërrimi në një vegan, apo përmes akupunkturës dhe ilaçeve bimore. Ai i rezistoi terapitë e mjekësisë tradicionale. Vdiq në shtëpinë e tij në Palo Alto, Kaliforni, me familjen e tij në krah.