To top
2 Gus

Trondit bodigardi i familjes mbretërore: Ja kush e vrau Lady Dianën

Mediat angleze vijojnë të publikojnë të dhëna të reja në lidhje me jetën dhe të pathënat e Princeshës Diana, e cila humbi jetën në një aksident në vitin 1997.

Dai Davis, që nga 1995 deri në 1998 ishte shefi i sigurisë së Windsor, tregon disa detaje për Lady Diana. Sipas tij, ajo ka pasur të paktën 20 dashur, mes tyre edhe Kevin Costner.

‘Në atë kohë nuk kishte shqetësime për sigurinë e princeshës, sepse në Kensington Palace Diana ishte e sigurt. Edhe të tjerë pjesëtarë të familjes mbretërore kishin marrëdhënie dashurore, por gjithçka ishte në një fshehtësi të plotë. Shqetësimi i vetëm ishte të mos vinim në siklet mbretëreshën.’-tha ai.

Davis mohon kategorikisht dyshimet që princi Harry nuk ishte fëmija i princit Charls.

‘Kur Harry u ngjis, Diana dhe majori Hewitt, i cili u bë më vonë i dashuri i saj, nuk ishin njohur dhe në atë kohë raportet mes Charls dhe Dianës ishin të mira.

Flokët e kuq të Harry janë të familjes Spencer. Princi tërbohej kur dikush i sugjeronte t’i nënshtrohej ADN: ’Jam djali i babait tim’, thoshte dhe kjo është e vërtetë’

Davis tregon edhe versionin e tij për tragjedinë e Parisit në të cilin Diana humbi jetën, duke mohuar atë që thuhet, se Diana ishte viktimë e një atentati.

Ai zbulon një detaj i patreguar më parë: ’Princesha atë ditë ndryshoi itinerar në momentin e fundit. Duhej të shkonte në Itali, por shkoi në Paris me Dodi Al Fayed.

Ishte e pamundur të organizoje një atentat me atë ndryshim programi. Mendoj se i vetmi përgjegjës për vdekjen e Dianës, ishte shoferi Henri Paul. Ishte i dehur dhe nuk duhet t’i jepte makinës. Është e vërtetë që fotografët e ndiqnin Dianën kudo, por makinat fotografike nuk vrasin. Vrasin vetëm shoferët e dehur’, e mbyll rrëfimin e tij Dai Davis.