To top
22 Dhj

Trokitini gotat e fundvitit në “Hair Sallon Evis”!

 

 

Brunilda Gorovelli

Fundviti është gjithmonë i magjishëm për çdo njeri. Mbyllet një kapitull, për t’u hapur e jetuar një i ri. Ashtu sikurse një darkë speciale, edhe mbrëmja e fundvitit është shumë domethënëse, madje janë të shumta femrat që i kushtojnë paraqitjes së jashtme një rëndësi të veçantë.

evisi 2Çdo femër është në dilemë për make-up, veshjen, flokët… Por, për këtë e ka një zgjidhje! Nuk duhet t’a vrisni mendien apo të mendoheni gjatë për sa kohë “Hair Sallon Evis” ju qëndron pranë me mundësi pa fund, tashmë edhe në një ambient të ri. Evis tregon me kujdes dhe dashuri ku femrat duhet të fokusohen për “Krishtlindje” dhe Vitin e Ri. Asgjë e tepruar, një make-up sa më natyral do të ishte përsosmëri për ju femra. Ashtu sikurse i shkon për shtat festave të fundvitit, ngjyra e kuqe e buzëve dhe ondet e valëzuara të flokëve do t’ju bënin të dukeshit një mbretëreshë. Megjithatë Evis tregon se në ambientin e ri që ndodhet në rrugën “Him Kolli”, pranë shkollës “Konferenca e Pezës” ofrohen edhe disa shërbime speciale. Nuk është më nevojshme të bëni vetullën tatuazh apo të prisni flokët nëse i keni të djegura. “Përmes shërbimit të ri, tatuja e vetullave fije e tregon vetullën shumë natyrale. Ndërsa për flokët , lifting është një tjetër shërbim që ju vjen në ndihmë femrave. Duke i trajtuar, flokët mbushe aty ku janë të dëmtuara. Nuk është nevojshe të priten pasi me trajtimin lifting ato bëhen të shëndetshme”, tha Evisi për “elite”. Sauna është një tjetër trajtim për trupin dhe fytyrën. Për këtë të fundit, specialistja Evis këshillon edhe produktet Kenon, pasi janë produkte me bazë bimore.