Artistët dhe qytetarët që janë duke protestuar kundër prishjes së Teatrit kanë tentuar që të largojnë barrierat.
Ndërsa janë tentuar që të hiqen barrierat, ka ndërhyrë policia. Forcat policore kanë shkuar me shpejtësi dhe të pajisur me skafandra e shkopinj gome.
“Artistët dhe qytetarët kanë tentuar që të thyejnë barrierat, por ka ndërhyrë policia. Forcat policore që kanë ndërhyrë janë dyfish në numër me atë që ishin më herët. Ata kanë ardhur me skafandra dhe shkopinj gome. Tashmë janë në numër më shumë. Protestuesit janë rrethuar nga policia”, tha gazetarja Anxhela Devole për “News 24”.
Artistët dhe qytetarët shprehen se Rama duhet të ikë e të mos ushtrojë më dhunë e të mos prishë Teatrin.