Menjëherë pas përfundimit të seancës te Krimet e Rënda, ish-ministri Saimir Tahiri ngriti sërish akuza për Prokurorinë, e cila shtyu për më 10 shtator seancën e radhës.
Në një dalje për mediat, Tahiri e cilësoi të tepërt këtë shtyrje, teksa theksoi se nuk ka ngelur ai për në vjeshtë, por ka ngelur Prokuroria.
‘Kjo histori ka filluar me burra me musteqe dhe ka përfunduar me burra me botoks’, tha ish-ministri ndër të tjera.
DEKLARATA E PLOTË:
Unë mendoj se janë të gjitha kushtet që të bëhej një gjykim i pandërprerë sic e kërkon edhe kodi edhe ligji por sic duhet të jetë për një cështje të tillë.
Ju nuk u lodhet, unë hajde de se nuk u lodha.
Unë do e mbroj veten cdo ditë e cdo sekondë se kuptoj që prokuria nuk e bën dot këtë: ose të dënojë një kriminelë, apo të shpallë të pafajshëm një njeri.
U shty herën e parë cështje kosto, dhe herën e tretë për humbje letrash, herën e katërt për shkak se gushti është pushim, ca të them tani.
Unë I kam parë letrat dhe i keni parë dhe ju. Nuk ka një gërmë më shumë sesa ato të shtatorit 2017, që kur kërkuan arrestimin tim. Dy vjet humbje.
Për më shumë do i dëgjoni në seancë kur të lexohen konkluzionet e prokurorisë dhe të miat.
Shyqyr që u gjetën dokumentet, ca të them. Uroj prokurorinë, sepse më duket jo serioze dhe mund ta përsëris pavarësisht se ju është mësuar veshi. Merre me mend se cfarë ndodh me njerëzit, unë kam mundësi të flas përpara jush, merre me mend cfarë ndodh me njerëzit që ulërasin.
Unë maksimumi në shkollë kam bërë 20 përqind të mungesave, ngelës nuk kam qenë.
Dhe kjo është gallatë tani, kjo histori ka filluar me burr me musteqe dhe ka përfunduar me burra me botoks.