Mendoni se i keni sytë të kaltër? Epo ju gënjën mendja! Sipas një studimi shkencor kryer së fundmi të gjithë njerëzit i kanë sytë ngjyrë kafe. Të gjithë e dinë që melanina është përgjegjëse për pigmentin e lëkurës dhe flokëve dhe rezulton gjithashtu se qelizat mikroskopike melanocytes u japin ngjyrë syve, dhe sipas hulumtimeve ngjyra e vetme është kafe.
Sipas CNN, ekziston vetëm një hije e melaninës dhe ajo është kafe.
Sa më shumë melanocytes të gjendet në irisin tuaj, aq më e errët do të jetë ngjyra e syve . Drita është gjithashtu një faktor: Melanina përthith dritën, kështu që sa më shumë melaninë, aq më pak dritë do të thithet , pra shumë melaninë , pak dritë.
E kundërta është për njerëzit me sy “blu”. Ata kanë më pak melanocytes, ndaj drita do të reflektohet .
Ky process ndodh kur drita shpërndahet dhe reflektohet në gjatësi vale më të shkurtër.
Në spektrin e ngjyrave, gjatësitë e shkurtra të valeve korrespondojnë me ngjyratë lehta si blu e jeshile.
E gjitha kjo shpjegon pse sytë e foshnjeve janë blu pas lindjes – melanina e tyre është ende duke u formuar dhe mund të errësohet me kalimin e kohës. Por ka dhe raste kur nje njeri mund te kete kolore sysh te ndryshem. Burimi: CNN