To top
13 Maj

Stilistja Kozeta Liço Halili mes akademisë dhe artit

Stilistja Kozeta Liço Halili e njohur tashmë prej vitesh në qytetin bregdetar te Vlorës, ishte prezent në një event të zhvilluar në Tiranë, ku ranë në sy veshjet e saj plot klas dhe hijeshi. Një stiliste ambicioze ku prezantoi mjaft veshje, tendencë këto verë-pranverë e ku binin në sy ngjyrat dhe prerjet e veçanta duke filluar nga veshjet e përditshme dhe deri tek fustanet e eventeve të veçanta. E përkushtuar në punën dhe karrierën e saj, të cilën e ka nisur shumë herët që prej 1990, ajo tashmë ka nisur të bëjë diferencën në fushën e modës në qytetin bregdetar. Pjesëmarrëse në katër  edicionet e para “Netët e Klipit Shqiptar” të organizuara nga Petri Bozo, ajo është  vlerësuar me çmime të ndryshme. Po ashtu ka qenë pjesëmarrëse në panaire të ndryshme dhe evente të vecanta  të cilat i janë kushtuar stilit dhe modës. Kozetën e shohim si krijuesen e koleksioneve të veshjeve të mjaft spektaklëve përfshirë këtu, eventet e misseve të qytetit të Vlorës nga vitet 2003/2010  përfshirë veshjet e vajzave nga fustanet deri tek bikini. Kozeta  pëlqen sfidat, sidomos ato që i japin rezultate të shkëlqyera në punë dhe tek klientet e saj,një gjë e tillë janë sfilatat që ajo ka organizuar në qytetin e Vlorës,qe përfshijnë te 4 koleksionet e stinëve përkatëse.

kozetaNë këto sfilata kanë sfiluar fëmijë,modele por edhe femra jo modele e bërë enkas per të sjell origjinalitetin e femrës. Vet Kozeta punën e saj krijuese e përkufizon:” Nuk do të thosha që kemi arritur majat e suksesit,sepse do të quhej vetvlerësim, por mua më pëlqen që dita ime e punës të jetë e tejmbushur, plot e përlot me punë, stilime, punime  të ndryshme në mënyrë që të kënaqim  çdo klient  tonin, të mbajmë klientët dhe pse jo të zgjerojmë  edhe më shumë rrethin e tyre. “Më pëlqen të krijoj dhe të ndërthur fantazinë time me realitetin ku jetojmë ,duke i dhënë çdo klienti me  veshjen time sa më shumë ngjyra, dinamikë, buzëqeshje dhe komoditet.

Brunilda Gorovelli

Znj Kozeta sapo zhvilluat një sfilatë të veçantë, ku ranë në sy veshjet tuaja që i takonin tri brezave, nje risi,  mund te me flisni më shumë rreth këtij eventi?

Bëhet fjalë për sfilatën që kam organizuar në Teatrin “Petro Marko”Vlorë me rastin e 8 Marsit.  e veçanta e asaj sfilate ka qenë se kanë dalë në pasarelë edhe gra të moshave 35\50 vjeçe përveç fëmijëve dhe vajzave modele.Ngjitja në skenë e këtyre Femrave përcolli tek publiku një ndjesi te vecantë,që do të mbetet në kujtesën e kujtdo që ndodhej aty. Duartrokitje, emocion dhe krenari për këto femra që thyhen një tabu në Vlorë, por edhe në gjithë Shqipërinë do të thoja unë.

Cili ishte qëllimi i këtij eventi?

“Takim 3 brezash” ishte qëllimi im. Doja të punoja  edhe një koleksion enkas për ato gra edhe ato do e prezantonin edhe më mirë veshjen me buzëqeshjen e nënës shqiptare në pasarelë.

Siç do artist dhe ju frymëzoheni, nga se?

kozeta veshjeNdihem mirë kur çdo iniciativë e ndërmarrë përfundon me sukses, dhe lodhja e punës shuhet në ato çaste, por duhet thënë se mbështetja më  e madhe për mua është bashkëshorti dhe fëmijët e mi. Janë ata frymëzimi im në veçanti vajza ime e vogël  Valeria 13 vjeç, një fëmijë plot dritë dhe bukuri që më ka frymëzuar për shumë koleksione të veshjeve për fëmijë që kam bërë deri më sot.

Keni rreth një vit që keni hapur dhe një butik tuajin tejet prestigjioz në qytetin bregdetar te Vlores, si po shkon?

Ka qënë një dëshirë e madhe për mua, që përveç  Ateliesë ku unë punoj me porosi për klientet e mia,të kisha linjën e veshjeve me logon personale, gjë të cilën tashmë e kam realizuar. Butiku ndodhet në Bulevardin Vlorë- Skelë, Përballë Stadiumit Vlorë.

 

 

 

Kozeta ju shpeshherë jeni me projekte në duar, mund të më thoni cili do të jetë ai më i afërti?

Dëshirojë që stilimet e mia të jenë në pasarela të ndryshme tashmë jashtë vendit, të kem mundësi për bashkëpunim  me stilistë të huaj që të mund të realizoj një gjë të tillë.

Ju jeni gjithashtu lektore pranë Akademisë së Studimeve të Aplikuara,në universitetin “Reald”, si ndiheni mes këtyre dy profesioneve?

kozeta breza

Po jam lektore në Fakultetin e Shkencave Humane dhe kjo bën një ndërthurje të dy profesioneve të mia. Petagogu duhet  të jetë human dhe me shpirt artisti ,të dijë të përcjell dijen tek studentët në formën më të mirë të mundshme, që ata të arrijnë sukses në të ardhmen e tyre. Gjithashtu nga përvoja ime personale , u’a përcjell konkretikisht studentëve marketingun, hapat  për çeljen e një biznesi dhe rritjes së tij ,mënyrën e menaxhimit, motivimit dhe reklamimit.

Si do te vazhdoj karriera juaj akademike?

Faktikisht sapo kam përfunduar një temë shkencore ”Prodhimi i veshjeve me markë Shqiptare” duke u mbështetur në preferencat e konsumatorit në industrinë tekstile e cila është  botuar në Buletinin Shkencor  “Reald”. Qëllimi i këtij studimi ishte i dyfishtë: Zgjerimi i kapacitetit të prodhimit të këtyre produkteve, që për momentin quhen prodhim” Model”dhe të hidhet  në treg në shërbim të konsumatorit. Të ndikojë në anën psikologjike dhe sociale të konsumatorit gjatë vendimarrjes duke  e bërë produktin vendas të konkurueshëm me produktet e markave të huaja.

Unë di që ju keni dhe një familje të shëndoshë diçka më shumë?

Në rradhë të parë falenderoj Zotin për familjen e mrekullueshme që kam, bashkëshortin tim, Edmond Halili që për 29 vite me rradhë ka qënë mbështetja ime kryesore, që nuk më ka lënë të demoralizohem për asnjë çast. Fëmijët e mi te mrekullueshëm. Greta,vajza ime e madhe që diplomohet për farmaci, djali ,Elisi që punon tashmë prej 2 vitesh si inxhinjer ndërtimi në Tiranë .Vajza e vogël Valeria në klasën e shtatë, që është thjesht një fëmijë shembullor në çdo aspekt.

kozeta veshje 3 Gjithashtu dhe  pjestarja më e re e familjes sonë, nusja e djalit, Sona  që punon në Tiranë si inxhinjere ndërtimi. Pra siç e shihni jam një nënë e bekuar me katër fëmijë, e ç’mund të kërkoj më tepër?! Si besimtare ortodokse që jam çdo mëngjes them: ‘’Zot më jep jetë e shëndet ,se punët di ti rregulloj vet’’.

Ju mund te na gjeni:  Pranë Bar Kampionet, Skele-Vlorë

Tel 0692700589 Fb

atelie dhe butik Stiliste kozeta lico halili; Instagram stiliste_kozeta_lico_halili