To top
31 Jan

Sot afati i fundit i dorëzimeve të deklaratave të pasurisë; Në ethe gjyqtarë e prokurorë, dorëheqjet e para

Anëtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana është dorëhequr.

  • mirela

Gjyqtari i dytë i dorëhequr është Ilir Pashaj nga Gjykata e Elbasanit. E vetëm disa orë më pas të njëjtën rrugë ka ndjekur gjyqtari i Apelit të Vlorës, Ilir Çeliku.

Disa ditë më parë u dorëhoq edhe prokurori Sulejman Tola, duke u shprehur se kishte nisur procedurat e daljes në pension.

Deri më tani, në ILDKPKI kanë deklaruar pasuritë e tyre 359 gjyqtarë.

Në kuadër të ligjit të vettingut, gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend iu la afat 30 ditë për të dorëzuar në ILDKPKI deklaratat e pasurisë.

ilir-celiku Dorëzimi i tyre duhet të bëhej nga vetë prokurori apo gjykatësi në protokollin e këtij institucioni, ku edhe do të pajiseshin me një vërtetim përkatës për dorëzimin e deklaratës dhe fletën e inventarit për dokumentacionin justifikues bashkëlidhur deklaratës së pasurise.