Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, foli sërish për procesin integrues të Shqipërisë. Ai theksoi se moshapja e negociatave krijoi një debat të gjerë, ndërsa shtoi se angazhimi i BE-së kundrejt Shqipërisë mbetet po i njejtë dhe i pandryshuar. Gjithashtu ai apeloi për një dialog politik mes palëve duke kërkuar prej tyre të lënë mënjanë debatet e krijuara për Gjykatën Kushtetuese.
Teksa ishte i pranishëm në hapjen e “Shkollës së Integrimit Europian”, Luigi Soreca citoi Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili së fundmi ka theksuar se nëse reformohet strategjia e procesit për çeljen e negociatave, ai dhe vendi i tij do rekomandojnë menjëherë hapjen e ‘dritës jeshile’ për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Mos’hapja e negociatave, nuk ishte një vendim por shtyrje e vendimit. Nuk ishte votë, jo vendim unanim, por vendim për t’u kthyer pas në një reflektim. Angazhimi ynë në raport me Shqipërinë mbetet i pandryshuar. Moshapja e negociatave hapi një debat të madh. Asnjëherë me parë nuk ka pasur një debat kaq të madh. Shpresoj që në muajt në vijim të kemi një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Doja të citoja Macron: nëse reformojmë strategjinë e procesit do hap negociatat. Prioritet do i japim angazhimeve, si reformës zgjedhore si dhe reformës në drejtësi. Dimë që SPAK do ngrihet në muajt e ardhshëm. Dialogu politik është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Të gjithë duhet të investojnë për të arritur një kompromis politik.
Kjo është për përfitimin e Shqipërisë, ashtu si kundër janë listuar edhe elementë të tjerë. Institucionet të lënë mënjanë debatet sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe të ngrenë një institucion të besueshëm. Sa i takon reformës zgjedhore, ne inkurajomë partitë politike që të ketë sukses. Të përmbyllet sa më shpejt kjo paketë. Bashkimi Europian do të investohet në kapacitet të larta teknike. Politika e mirë, kompromisi dhe dija janë dy elementë të kësaj. Shqiptarët duan rezultate konkrete. Ju mund të jeni ata që mund të ndryshoni jetën e shqiptarëve”- tha Soreca në hapjen e Shkollës së Integrimit.