To top
20 Dhj

Sondazhi ‘Personazhi i vitit’, cili mendoni se ka qenë ‘njeriu’ i 2019-ës?

Prej ditës së sotme e deri në datën 31 dhjetor do të jetë online ne Top Channel, sondazhi për “Personazhin e vitit”. Të përzgjedhurit  do të jenë nga fusha të ndryshme të jetës dhe të kenë pasur sukses gjatë vitit 2019. Më poshtë janë disa  emrat e sugjeruar, ku ju me votën tuaj do zgjidhni njeriun e vitit 2019.

Albin Kurti (Kryeministri i zgjedhur i Kosovës arriti më në fund që të pëmbysë klasën e vjetër politike. Me një fushatë elektorale model dhe me slogan “Erdhi dita”, Kurti bindi dhe popullin e Kosovës se tashmë duhet një ndryshim. Ai ka dominuar opozitën për shumë vite me radhë dhe tashmë është gati të marrë frenat e qeverisjes)

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (E krijuar gati dy vite më parë, AMT po sjell një frymë të re proteste në Shqipëri. Ata po përballen me qeverinë e cila kërkon të prishë Teatrin dhe janë qëndrestarët me jetëgjatë në historinë e protestave në Shqipëri. Falë tyre Teatri sot është ende “në këmbë”.)

Olsian Çela (Kryeprokurori i ri i Shqipërisë, për herë të parë bëri bashkë politikën. Ai u zgjodh me konsensus duke marrë një numër të lartë votash në Kuvend. Çela shihet si figura e drejtësisë së re dhe shumë shohin shpresë tek ai)

Ermonela Jaho (Sopranoja Jaho me zërin e saj të magjishëm po dominon skenat operistike Evropiane dhe botërore. Ermonela është një nga ato artiste që nuk e ka harruar kurrë vendin e saj, por në çdo vend që shkon promovon Shqipërinë.)

 

Luljeta Bozo (Inxhinieria në pension Luljeta Bozo, u bë e njohur që pas tërmetit të 21 shtatorit. Me deklaratat e saj ajo arriti që të merrte pëlqimin e një pjese të madhe në shoqëri dhe nuk është kontestuar nga politika. Bozo është një ndër inxhinieret më të përgatitura që ka Shqipëria), por dhe personazhet e meposhtem si