Duke qenë shumë e zënë me xhirimet e filmit të ri Angelina Jolie ka vendosur që këtë verë 6 fëmijët të pushojnë me babain e tyre, Brad Pitt.
Çifti pas ndarjes kanë pasur shumë debate sa i përket kujdestarisë së fëmijëve, prandaj këto pushime janë konsideruar si një hap drejt paqes mes tyre.
Shumë madje menduan se ata mund të riktheheshin bashkë. Mirëpo, kjo gjë duket disi e pamundur pasi Angelina Jolie ka një dashuri të re. Mediat e huaja shkruajnë se Jolie është në një lidhje me truprojën e saj, me të cilin shoqërohet kudo. Çifti janë takuar për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit “Those who wish me dead”.
Nga ana tjetër Brad Pitt u përfolur për një lidhje të re me aktoren e njohur Charlize Theron por asgjë nuk është konfirmuar nga asnjëhri prej tyre. Për momentin ai po shijon pushimet me fëmijët e tij.