“Është një akumulim shpirtëror i dhimbjeve dhe gëzimeve të jetës sime, i ëndrrave dhe zhgënjimeve humane dhe artistike”
Tenori shqiptar me famë botërore, Agim Hushi, ka sjellë para pak muajsh “Amore Grande”, një disk për të cilin është vlerësuar maksimalisht nga kritika. Sipas Hushit kjo është “frut” i maturitetit të tij muzikor dhe profesioanl, një prej ngjarjeve më të bukura të jetës së tij. Në intervistën e dhënë për “Elite”, Hushi rrëfen emocionet e daljes së albumit, reagimet e para nga personalitete të shquara shqiptare dhe të huaja. Ai sqaron edhe për indiferencën artificiale të drejtuesve të institucioneve shqiptare, mungesën në 100 vjetorin e Pavarësisë, jetën në Vjenë dhe shumë të tjera…
Prej pak muajsh keni nxjerrë në treg albumin tuaj “Amore Grande”, çfarë është për ju ky album, si do ta konsideronit? Si ka qenë impakti në publik?
“Amore Grande” është ngjarja më e bukur e jetës sime. Një grumbullim përvoje shumëvjeçare, një akumulim shpirtëror i dhimbjeve dhe gëzimeve të jetës time, i ëndrrave dhe zhgënjimeve të mija humane dhe artistike, i përvojes time vokale dhe i maturitetit tim muzikor e profesional, i një përvoje njerëzore në të gjithë dimensionet e sa j. Dalja me një “CD” timen vazhdonte të qendronte para meje si një sfidë edhe më e madhe se vetë “Sydney Opera House”, apo edhe kryerole të tenorit që unë i kisha kënduar me shumë sukses në skena të mëdha e të vogla, por i vlerësuar maksimalisht.
Në shpjegimin që i keni bërë titullit, keni thënë që bota ka nevojë për më shumë dashuri. Cila është ndjenja që ju karakterizon ju për momentin dhe cila ndjenjë karakterizon botën sipas jush?
“Amore Grande” ka si qëllim të sjellë më shumë dashuri tek secili prej dëgjuesve. Në një botë kaq të agravuar si kjo e jona, kur edhe artit të vërtetë po i’a zënë vendin shitësat e shpirtrave dhe menaxherët biznesmen, ku pak ose aspak mendohet për vlerat e vërteta dhe për efektin shkatërrues në shoqërinë njerëzore, që shkakton mungesa e edukimit shpirtëror, ndjenja e së bukurës reale, “Amore Grande” vjen si një apel për shërim shpirtëror të botës që po jetojmë dhe një rikthim në vlerat e artit të vërtetë. “Amore Grande” është një amalgamë i fuqishëm emocionesh pozitive që bashkë me momentet sentimentale, ndoshta dhe me ca pika lotësh sjell forcë dhe rizgjim për çdo shpirt njerëzor të fjetur…
Keni marrë urime pafund për këtë album nga njerëz të njohur, kryeministra, presidentë etj, por asnjë urim zyrtar apo jo zyrtar nga presidenti apo kryeministri shqiptar. Ju ka lënduar kjo indiferencë e tyre?
Të jem i sinqertë me ju, reagimet e para për “CD” ishin kaq befasuese sa ato nuk kaluan as vëmendjen e zyrtarëve të niveleve të ndryshme. Ambasadori i Shqipërisë këtu në Vjenë, Zoti Minarolli është dëgjuesi im i parë shqiptar i “CD”-së. Pasi e dëgjoi Zoti Minarolli u shpreh se e dëgjonte “CD” çdo ditë, madje një herë më tha se gjatë 10 orëve rrugë nga Vjena në Tiranë me makinë e kishte bërë nën shoqërinë e “Amore Grande”. Ishte ideja e menaxhmentit tim që t’ia dërgonte edhe disa personaliteteve botërorë “CD” si dhuratë dhe reagimi nuk vonoi. Kam marrë letra me fjalët më të bukura dhe mjaft prekëse nga Giorgio Napoletano, kancelarja Merkel, Elisabeta e II e Anglisë, Fisher, Barroso etj. Në ato momente u ndjeva keq, kur mendova se po i dërgoheshin “CD”-të e mija presidencave të hua ja dhe mendova se s’do ishte as fisnike dhe as patriotike mos t’i dërgoja unë vetë një kopje të “Amore Grande”, të shoqëruar me nënshkrimin tim dhe me një letër shumë dashamirëse edhe presidentit shqiptar Zotit Nishani. Kjo ishte arsyeja pse e ndjeva të domosdoshme t’i dërgoja z. Nishani “CD” time dhe jo për reklame siç kam dëgjuar të komentohet nga dikush. Vërtet mund të gjendet ndonjë njeri që ta besojë se “Amore Grande” do të shitet në Vjenë më shumë nëse do të dërgonte urimet për të, Presidenca shqiptare? Që jo vetëm s’denjoi të thoshte faleminderit për dhuratën, por me arrogancën e sa j institucionale nuk denjoi as të sqaronte për këtë fakt edhe kur shtypi dhe media shqiptare e bëri publike indinjatën time të shprehur në “facebook”.
Jeni shfaqur në spotin e Partisë Socialiste gjatë fushatës zgjedhore. Përse zgjodhët të përkrahnit këtë parti?
Kam mbështetur Berishen dhe votuar PD-në, deri në ditën e vrasjes së Azem Hajdarit. Por, gjithsesi duke ndjekur me paanësi qeverisjen socialiste deri më 2005, vazhdoja të besoja se Berisha ishte mbase akoma njeriu që mund të kishte mësuar nga gabimet e tij dhe megjithëse isha përballë tij në Kava jë në zgjedhjet e përgjithshme, ndoqa kursin e Nanos dhe i lashë votat e mia të panumëruara, që u vodhën masivisht. Sigurisht jo se s’doja unë të numëroheshin, por nuk m’i numëronte askush dhe u ktheva me paqe në Vjenë pa bërë zë. Berisha më 2005 premtoi qeverisje me duar të pastra, por rrugës së pushtetit ai tregoi se s’kishte ndryshuar aspak, derisa e mbylli sundimin e tij me duar të përgjakura. Personalizimi absolut i pushtetit, lufta dhe hakmarrja ndaj gjithkujt qe s’ishte me të, e bënë Berishën nga premtues të lirisë dhe duarve të pastra, në një të etur për pushtet qoftë edhe me gjak, siç e tregoi 21 Janari dhe viktimat e Gërdecit. Berisha e ktheu punën e qeverisë në një fushatë të padurueshme elektorale dhe qeverinë në parti duke i kthyer shqiptaret pothua j në armiq të njëri-tjetrit. Kjo ishte absolutisht një diktaturë e re dhe zgjidhja e duhur ishte veçse largimi i Berishës. Për këtë arsye unë vendosa të përkrah “Rilindjen” si e vetmja mundësi qeverisëse për Shqipërinë dhe Edi Ramën si liderin e ri modern të Shqipërise Europiane.
Mala jzia, Singapori, Britania e Madhe, Hungaria, Kina etj, janë disa prej shteteve ku keni performuar. Cili nga këto koncerte ju ka dhuruar më shumë emocione dhe do ta konsideronit më të suksesshmin?
Çdo koncert apo evenimet artistik sado i vogël apo i madh qoftë ai ka vlerën e tij unike. Njohja me kultura të ndryshme, takimet me lider dhe personalitete të ndryshme të botës i kanë dhënë karrieres time jo vetëm larmi, por dhe e kanë pasuruar atë. Kam lënë gjurmë në “Mala jzian Lirik Opera”, në produksionin e parë historik të kësa j kompanie duke kënduar dhe marrë vlerësimet maksimale në operan “Toska”, në rolin e “Kavaradosit”, ku ka qenë i pranishëm dhe ambasadori shqiptar i asa j kohe në Kuala Lumpur, Zoti Ha jdar Muneka j dhe mbase kjo ka qenë ngjarja më e bukur e jetës time. Kam kënduar me gjithë shpirt dhe kam marrë jo vetëm duartrokitjet dhe vlerësimet maksimale nga mijëra spektatorë nëpër botë dhe kritikët janë shprehur me nota maksimale kudo ku kam interpretuar. Të këndosh për njerëzit, të lëvizësh shpirtin e tyre është diçka që vetëm forca religjioze e Zotit dhe e artistit të vërtetë mund ta bëjë. Kudo ku kam shkelur kam dhënë nga shpirti im dhe kam marrë urime nga e gjithë bota.
Keni marrë një sërë çmimesh, në Australi, Shqipëri etj. Cili çmim ka qenë më i rëndësishmi për ju?
Pa dashur të bëj modestin, ju siguroj se çmimi më i madh për artistin janë njerëzit e zakonshëm çdo ditë, kudo ku me takojnë dhe më shprehin mirënjohjen dhe vlerësimin e tyre për artin tim. Nuk ka çmim më të madh se sa kur njerëzit pavarësisht dekoratave apo vlerësimeve formale luajnë “CD” tënde në shtëpi, në makinat e tyre. Nuk mund të rri pa falenderuar në këto momente Presidentin Bamir Topi për çmimin “Mjeshtër i Madh”, Bashkinë e Kavajës per titullin “Qytetar Nderi”, Kryeministrin e Australise për titullin “Emerging Artist of the Year 2000”, Fondacionin “Jean Potter” per Titullin e Karrierës, Universiteti i Qingdaos në Kinë për Titullin Profesor. Çdo titull është një vlerësim, por dhe një mirënjohje nga ana ime, që me kalimin e kohës veç rritet për të gjithë ata persona të mëdhenj dhe që nderuan kaq shume punën dhe arritjet e mia. Por s’mund ta fsheh se Titulli Qytetar Nderi nga qyteti im, Kava ja është gëzimi dhe nderi më i madh, që i është bërë jetës dhe arritjes time profesionale.
Të rikthehemi pak në vite…përse zgjodhët këtë rrugë?
Unë u rrita me libra të cilat fillova t’I lexoj ende pa hyrë në klasën e parë, por në netët e gjata në Kavajë pranë radios së vjetër, unë isha mbërthyer edhe nga një magji tjetër e qua jtur “Italia Sera”. Megjithëse mbarova letërsinë dhe kisha plot ëndrra të bëhesha një shkrimtar, magjia ime e vjetër e “Italia Sera”, po rritej me forcën e një orteku që do zinte përfund diplomën dhe planet e mia të letërsisë. Mustafa Krantja, pasi më dëgjoi, më tha se një zë i tillë i duhej një kombi vite t’i vinte. Marije Kraja, Rozmari Jorganxhi, Avni dhe Nina Mula, Simon Gjoni mësuesi im i parë i solfezhit, Lili Tafaj mësuesja ime e pianos, profesori im i ardhshëm i Konservatorit, Ramiz Kovaçi, pasi më dëgjuan, me unanimitet i kërkuan shtetit të asaj kohe që unë të trajtohesha si një rast i veçantë. U emërova solist në “TOB”, pa mbaruar shkollë muzike dhe pas një viti fillova nga e para studimet e rregullta në Konservatorin e Muzikës pa bërë konkursin tradicional të pranimit. Kështu filloi rruga e këngës time.
Ka pasur çaste në jetën tua j, kur keni dëshiruar të bëni diçka tjetër, jeni ndjerë ndonjëherë i penduar për zgjedhjen që keni bërë?
Jo. Asnjëherë s’kam menduar se kam gabuar në zgjedhjen time. Operan e kam dashur dhe punën me zërin e konsideroj si një nga misteret më të mëdha dhe ende të pazgjidhura të qënies njerëzore, me hapësira dhe potenciale të jashtëzakonshme ende të paeksploruar plotësisht.
Australia, një shtet ku keni bërë karrierë, por dhe jeni vlerësuar. Cilat janë kujtimet tuaja më të bukura aty?
Australia është vendi që “kurorëzoi” ëndrrat e mia së pari, për një jetë më të mirë për mua dhe familjen time. Vendi që më bëri shtetas të saj për 9 mua j me motivin “Talent botëror”, vendi që më dha nderet dhe ato mundësi të jetoj me dinjitet si qenie njerëzore por dhe si artist, duke punuar në një nga operat më të bukura të botes, “Sidnei Opera House” dhe me personalitete botërore si Richard Boninge apo bashkëshortja e tij legjendare, Dame Joan Sutherland që u bënë edhe miqtë dhe përkrahësit e mi më të mirë në kontinentin më të largët. Çdo ditë që kam jetuar në Australi është e mbushur me kujtimet më të bukura në skenë, me njerëzit e mrekullueshëm dhe natyrën magjepsëse të sa j.
Shumë persona ju konsiderojnë si tenorin më të mirë. Si ndjeheni kur dëgjoni këto fjalë nga njerëz që e njohin shumë mirë zhanrin e muzikës tuaj?
Është e vërtetë kjo, megjithëse ka një relativitet në çdo vlerësim ashtu si dhe subjektivitet. Por duke u nisur nga kriteret e vlerësimit profesional të vokalit nuk është e vështirë për një specialist të vërtetë të dallojë një tenor të madh, nga një tenor i zakonshëm apo dhe mediokër që paguan për të bërë zhurmë të madhe në media e kudo. E të tillë sot në botë ka plot që paguajnë të ashtuqua jturit menaxherë dhe kompani “PR” për t’u bërë reklamë dhe krijuar emër. Por zhurma dhe emri në fund zhbëhen dhe ajo që mbetet është vetëm zëri. Personalisht ndihem plotësisht në paqe me vehten dhe arritjet e mija dhe mbi të gjitha e di shumë mirë se kush jam dhe cilat janë vlerat e mia.
Shqipëria nuk ju ka lënë shumë mundësi, që të shpalosnit talentin tua j për të rritur dhe cilësinë e artit këtu. Mendoni në të ardhmen të riktheheni në Shqipëri, për të kënduar?
Është shumë e saktë pyetja dhe konstatimi juaj i vëmendshëm. Unë në Shqipëri kam filluar karrierën time shumë i ri dhe është normale që duhej edhe të kontribuoja për atdheun tim. Por pas konkurrimit tim elektoral përballë Berishës më 2005, pavarësisht se për një periudhë unë vazhdoja të isha i ftuar në premiera të mëdha si “Aida”, ku këndova “Radamesin” e parë shqiptar, “Trovatore” rolin e “Manricos” dhe isha tenori kryesor në kremtimet e 95 Vjetorit të Pavarësisë në Vlorë më 2007, më pas dyert e operas u mbyllen përfundimisht për mua. Një hakmarrje e verbër e pushtetit që jo vetëm unë, por as publiku artëdashes i kryeqyetit, jam i bindur nuk ia fali. Kulmi ishte kur në 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar, që u personalizua plotësisht si ngjarje nga Partia e Berishës, jo vetëm unë, por shumë artistë të tjerë shqiptarë u mba jten larg skenës dhe të drejtës për të marrë pjesë në gëzimin e natyrshëm për të gjithë artistet shqiptare për të shpalosur talentin e tyre në këtë ditë të shënuar. Unë besoj se largimi tani i “shërbetorëve” pa dinjitet të pushtetit që rrezuam me votë do ti hapë rrugën të gjithë atyre artistëve shqiptarë që e meritojnë të kontribuojnë në skenën e atdheut të tyre, duke përfshirë këtu edhe vehten time. Unë jam i bindur se do kthehem në atdhe, më i mirëpritur se kurrë nga publiku im që më ka duartrokitur në vite …