Vila tre katëshe në Rrugën Hoxha Tahsim e piktorit dhe arkitektit Maks Velo është shpallur moment kulture.
Lajmin e ka dhënë Ministria e Kulturës në rrjetet sociale, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.
“Në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vedosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo”, shkruhet në njoftim.
Personazhe të ndryshëm treguan ditët e fundit se shtëpia e Maks Velos ishte një ekspozitë e vërtetë me piktura dhe orendi të vjetra.
Edhe Muç Nano në monologun e “Provokacijas” tregoi impresionet e tij nga vizita e parë dhe e fundit në shtëpinë e artistit.