Ambasada italiane në Shqipëri dhe Agjencia shqiptare e Zhvillimit dhe Investimeve organizuan në Tiranë prezantimin e pavionit shqiptar në Ekspozitën Botërore të Milanos, që do të zhvillohet nga 1 Maji deri më 31 Tetor.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se Ministria, që ai drejton do të zhvillojë aktivitete të përmuajshme, të cilat do të kenë të bëjnë kryesisht me degustimin e produkteve ushqimore vendase, të gatuara nga shefa shqiptarë.
Aktivitete të tjera do të zhvillohen për promovimin e bujqësisë vendase dhe teknologjinë, që ka të bëjë me të, peshkimin, agrikulturën dhe sigurinë ushqimore.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se Festivali i Gjirokastrës do të transmetohet drejtpërdrejt në pavionin e Milanos. Në këtë event, që do të zhvillohet në qytetin e gurtë, do të përfshihen edhe aktivitete, që kanë të bëjnë me bujqësinë dhe ushqimet tradicionale.
Komisarja e përgjithshme e Shqipërisë në “Expo 2015”, Manjola Gjoni tha se për herë të parë vendi ynë merr pjesë me forcat e saj, sepse është e mbështetur tërësisht nga shteti. Ndërsa ambasadori italian, Massimo Gaiani evidentoi lidhjet e ngushta në tradita të ndryshme, që Shqipëria ka me Italinë. Në “Expo Milano 2015” marrin