Maxhoranca por jo vetëm ka miratuar ngritjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Kuvendi me 102 vota pro, i dha “OK” raportit për Presidentin Meta dhe propozimit të Komisionit të ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor.
102 deputetë votuan pro, 7 kundër dhe 2 abstenim. Tashmë brenda dy ditësh pritet që komisioni hetimor të konstituohet. Ai do të ketë 9 anëtarë, 5 nga maxhoranca dhe 4 nga opozita parlamentare. Kryetar do të jetë Ulsi Manja dhe zëvendëskryetar Alban Zeneli.