Sheshi “Skënderbej” është shpallur në Barcelonë, “Hapësira publike më e bukur”. Në një ceremoni ku konkurronin 280 projekte, Çmimi Europian për Hapësirën më të Mirë Publike iu dha sheshit “Skënderbej” të Tiranës. I pranishëm ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilit iu dorëzua ky çmim i dhënë nga një juri ndërkombëtare.
Në konkurrim ishin 280 projekte nga 32 shtete europiane. “Tirana, Shqipëri: Rinovimi i “Sheshit Skendërbej” është fituesi i Public Space 2018. Urime qytetit të Tiranës dhe të gjithë atyre që punuan për të”, – shkruhet në faqen zyrtare në Twetter-it të “Public Space”.
Çmimi u akordua nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë dhe vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso.
Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin Evropian për Hapësirë Publike është një konkurs dyvjeçar organizuar nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe gjashtë institucionet evropiane, me qëllim për të njohur dhe për të inkurajuar projektet e rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e hapësirës publike në qytetet tona.
Çmimi, i krijuar në vitin 2000 dhe këtë vit feston edicionin e tij të dhjetë. Juria Ndërkombëtare e Çmimit Urban të Hapësirës Evropiane përzgjodhi 25 punime si finaliste në mesin e 279 projekteve nga 32 vende evropiane. Çmimi Evropian për Hapësirën Publike Urbane organizohet nga Qendra për Kulturë Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe me partnerët: Muzeu Gjerman i Arkitekturës (Frankfurt); Muzeu i Arkitekturës Finlandeze (Helsinki); Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit (Lubjanë); Fondacioni i Arkitekturës (Londër); Qyteti i Arkitekturës dhe Trashëgimisë (Paris) dhe Qendra e Vjenës e Arkitekturës (Vjenë)
Për këtë sesion u dorëzuan 279 punime, nga të cilat: Spanja (52), Portugalia (18), Italia (17), Franca (16), Belgjika (14), Holanda (14), UK (13), Gjermania (12), Polonia (10), Zvicra (10), Rumani (9), Bullgaria (8), Republika Çeke (8), Sllovenia (8), Serbia (7), Ukraina (7), Austria (6), Rusia (6), Danimarka (5), Hungaria (5), Turqia (5), Shqipëri (4), Suedia (4), Kroacia (3), Estonia (3), Irlandë (3), Norvegjia (3), Bosnje dhe Herzegovinë (2), Greqi (2), Lituania ( 2), Luksemburgu (2), Sllovakia (1).