To top
20 Maj

SHBA, në shitje shtëpia ku Jackie Kennedy kaloi pushimet e fëmijërisë

 

Vila në Hamptons, në shtetin e Nju Jorkut, ku Jackie Kennedy kaloi pushimet e saj të fëmijërisë ka dale në shitje për 7,5 milion dollarë.

Shtëpia e përbërë nga gjashtë dhoma gjumi, në qytetin turistik të pasanikëve njujorkezë, daton nga fundi i shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX dhe i përkiste gjyshit të ish- zonjës së parë, John Vernou Bouvier Jr.Deri në vitin 1925, para se të lindte Jackie, gjyshërit e saj ishin zhvendosur në një pronë më të madhe, gjithashtu në East Hampton, i njohur si Lasata.

Sidoqoftë, ata nuk e kishin shitur menjëherë shtëpinë e vjetër, dhe kështu ajo kalonte verën me nënën e saj, Janet Lee Bouvier.