Luiz Ejlli tronditi mbarë opinionin me rrëfimin e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” dy ditë më parë, ku u shpreh se vuante nga një sëmundje e rrallë e cila kurohej vetëm në 11 klinika në botë. Por gjatë spektaklit të mbrëmshëm ai dukej konfuz dhe i mohoi fjalët e tij duke u shprehur se ajo ishte historia e një shokut të tij.
“Nuk është historia ime por e shokut tim”, deklaroi këngëtari duke lënë pa fjalë banorët, të cilët e mësuan rrëfimin e tij gjatë kësaj të marte. Më pas ai tha se gjatë këtyre ditëve ka patur disa simptoma dhe frika e shtyu të mendonte se mos ndoshta vallë dhe ai kishte diçka si shoku i tij.
Luizi u nis drejt spitalit “Shefqet Ndroqit” për të kryer analizat, të cilat dolën brenda pak minutave dhe nga mjekja u tha se këngëtari gëzon shëndet të plotë. Përveç gëzimit që Luizit nuk vuan nga asnjë sëmundje, përgjigjja e këtyre analizave solli një reagim të ashpër nga banorët, të cilët ju kundërvunë duke u larguar prej tij, përfshi edhe Kiara.
Kujtojmë që Luizi ishte një nga banorët e preferuar të publikut dhe mbetet për t’u parë se si do të vijojë ecuria e tij në “Big Brother VIP” pas kësaj ngjarje e cila ka bërë konfuz gjithë publikun. Këto ditë ai është një nga të nominuarit dhe nuk dihet nëse rrugëtimi i tij në këtë ‘reality show’ do të ndërpritet ditën e shtunë…
11
Jan