JKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Gjatë seancës, avokatët e Veliajt kërkuan liri me kusht, në këmbim, të një garancie pasurore. Ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, u zbut masa në detyrim paraqitje.
Në seancë, Veliaj ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat, duke pretenduar se vetëm ka bërë detyrën. Po ashtu ai deklaroi se nuk i është shpjeguar se pse u arrestua, madje sipas tij “i ka hyrë në hak familjes që ka punuar edhe në fundjavë.”
“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.
Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes,” tha Veliaj në gjykatë.
Seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj nisi në orët e para të mëngjesit, por edhe pse me ndërprerje zgjati gjatë mbi 7 orë. Gjithashtu e pranishme në seancë ishte dhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa e akuzuar për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim të ardhurash në bashkëpunim me Veliajn.
Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin dhe 4 biznesmenët e tjerë të përfshirë në dosjen hetimore Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët mbeti në fuqi masa “detyrim paraqitje”, por ndryshe nga vendimi fillestar ata nuk do të paraqiten një herë në javë para agjentëve të BKH-së, por 2 herë në muaj.
I pranishëm ishte dhe biznesmeni Elman Abule i arrestuar dy ditë më parë si i përfshirë në dosjen hetimore te Veliajt, teksa as masa ndaj tij “arrest me burg” nuk ndryshoi.
Nuk munguan as debatet e shumta. Ka qenë kryebashkiaku ai i cili i iu drejtua me tone të ashpra prokurorit Olsi Dado duke i kujtuar se është në konflikt interesi pasi i ka dhënë një leje ndërtimi. Burime për mediat bëjnë me dije se kryetari i Bashkisë së Tiranës “shpërethu” ndaj prokurorit të Posaçëm Ols Dados, me kërkesën e të cilit sot Veliaj ndodhet pas hekurave.
Kryebashkiaku thuhet se i ka përmendur Dados “të mirat” që ia ka bërë duke i dhënë lejë ndërtimi, ndonëse aso kohe prokurori sipas kryetarit nuk i ka vlerësuar dhe “s’ka mbetur i kënaqur”.
Erion Veliaj akuzohet për konsumimin e 4 veprave penale, korrupsion aktiv e pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa mbi Ajola Xoxën rëndojnë akuzat e korrupsionit, pashtrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Mbi biznesmenin Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 4 biznesmenët e tjerë ajo e korrupsionit aktiv.
Sakaq, një numër i madh qytetarësh kanë protestuar duke kërkuar lirimin e Veliajt, jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Njoftimi i plotë:
“Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
“Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale”.
3. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:00.
4. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
5. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.
6. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë;
7. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
8. Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:00.
9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
10. Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.
11. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
12. Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:15.
13. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
14. Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.
15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

