Bilanci i të prekurve dhe viktimave në Itali nga koronavirusi po vazhdon të rritet me shpejtësi të frikshme.
Mësohet se vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 196 persona, duke e dërguar në total numrin e viktimave në 827 nga 631 që ishte një ditë më parë.
Aktualisht 10.590 persona rezultojnë të jenë të prekur me koronavirus, ndërsa 1,045 janë shëruar, konkretisht nga dita e djeshme 41 qytetarë.
Sipas Corriere della Serra, 5,838 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma, 1.028 janë në kujdes intensiv, ndërsa 3.724 janë në izolim.