To top
22 Maj

Rrëfimi i ndjerë i Kim Kardashian për mëmësinë: ‘Qaj para se të fle!’

Kim Kardashian ka folur së fundmi lidhur me prindërimin, duke treguar për vështirësitë që ka hasur. Ajo është shprehur se prindërimi është një nga gjërat më sfiduese por njëkohësisht shpërblyese që ajo ka hasur në jetë.

“Ka netë që qaj para së të fle”- tha ajo në podcastin e ‘On Purpose with Jay Shetty’.

Ylli i ‘Keeping up ëith the Kardashians’ ka 4 fëmijë, vajzat North dhe Chicago, si dhe djemtë Saint dhe Psalm, teksa bashkëprindëron me artistin Kanye West.

Ajo theksoi se pavarësisht sfidave dhe vështirëvsive, prindërimi është ‘kaosi’ më i bukur ndonjëherë.

“Të gjithë thonë se ditët janë të gjata dhe vitet janë të shkurtra, dhe kjo është deklarata më e vërtetë. Megjithatë, është gjëja më shpërblyese në të gjithë botën. Nuk ka asgjë që mund t’ju përgatisë. Nuk je kurrë i përgatitur.”