Nga Romina Kuko
Jo me larg se dy jave me pare, talebanet moren ne duar serish freret e vendit te tyre. Vendimi i pare? Zhdukja e te gjitha grave nga ekranet, reklamat, jeta publike, rruget. Haram i madh ekspozimi ne publik i figures se gruas, mos o Zot pastaj fuqia politike apo civile e saj.
Por nuk munguan kapedanet e katapultuar nga parodia e Xha Sulos ne mes te meidanit demokratik. Te na fale i paharrueshmi Xha Sulo qe e krahasojme me zarbot e makinerisë së ziftit prapanik.
Kapedanet me mustaqe blu dolen ne pah duke share e peshtyre pranine e grave ne postet qeverisese.
Nuk u moren me çfare perfaqesojne! Ato ne fakt perfaqesojne shume me shume se sa tere kapedanet e rakise dhe mejhaneve politike mbledhur bashke.
Nuk u morem me sa profesioniste jane. Ato ne fakt per nga profesionalizmi hyne ne kategorine e grave te mençura shqiptare qe kapedaneve u japin uje ne bisht te luges.
Nuk u moren me çfare potenciali sjellin, dhe se si prania e tyre ne platformen qeverisese eshte burim i shtuar demokracie dhe garanci serioziteti ne pune.
Nuk u moren as me ndonje kritike qe sigurisht do te ishte vlere ne debat, nese do te shprehte rezerva apo shqetesime. Per punen e qeverise, jo per gunen e anetareve te saj.
Asgje nga keto.
Shkumezuan pse jane gra! A thua se gruaja eshte demon, a thua se ata vete nuk i ka lindur nje grua! Mallkuan pse jane marioneta! A thua se keta mustaqeblute qe nuk jane dot as kandidate per marioneta, nuk jane rrogozi qe marioneta ne krye te tyre sfilon perdite, duke u hedhur kocka buzeqeshjesh.
Por meqe ne kete vendin tone eshte menduar gjithnje e lehte te besh pleshtin ne kurriz te gruas, ne emer te zamanit dhe te kazanit, e shenuan ate çik fitore vemendjeje. Sepse gjuajtja me gure ndaj gruas shet ne tregun e klikimeve. Fatkeqesisht. E garantuar qe shet, provuar ne kurriz kjo gje.
Dikush mund te thote se kapedanet jane njerez arkaike qe bejne vetem statuse ne Facebook. Por fatkeqesisht jo, nuk eshte keshtu. Dje nje “perfesor” qe shqipen e shkruan shtrember dhe e mendon se prapthi, volli gjithe vrerin e mundshem. Me fjale qe edhe t’i citosh te vjen ndot. Nje tjeter nisi te beje kalendarin e periodave te grave duke ekspozuar idiotesine e parikuperueshme ndaj nje procesi nga i cili ka ardhur edhe vete ne jete. Per t’i renduar kesaj toke kot. Nje tjeter akoma bente kategorizimin biologjik te njerezve ne burra dhe ne sende. Erresire talebane ne shqip!
Duke naviguar ne gjithe kete zoologji dykembeshe, sheh se si dhuna ndaj grave ne familje apo ne zonat e erreta te shoqerise sone, ushqehet pa kursim dhe nga kapedanet e mendimit opozitar. Ata ne fakt nuk e kane rreshtur kurre fryrjen e ketij zjarri. Per te kuptuar pasojat mjafton te shohesh reagimet ndaj rasteve te dhimbshme te vrasjeve te grave. Ka rregullisht nje mase te madhe kritike qe e amniston vrasesin me solidaritet burreror sepse “gruaja ia beri borxh”.
Per ta burrnia eshte tek thundra, packa se arrin deri atje ku merr nje jete, le kalamaj rrugeve me jete te shkaterruar. Kapedanet tane ne Afganistan do te ishin talebane, ndersa grate e sulmuara prej tyre do te ishin nenat e vajzat qe sot jetojne terrorin e kthimit te talebaneve ne pushtet. Sulmi i kapedaneve mbi grate e kabinetit te ri qeveritar tregon vete se sa e rendesishme eshte per Shqiperine t’i mbaje larg vendimmarrjeve keta mbetje historike. Edhe politike. Por tregon fatkeqesisht edhe se sa e sinqerte eshte media kur alarmohet per mustaqet e Çelos ne emer te gruas, po ama hesht kur grate sulmohen si te ishim sot ne Kabul jo ne Tirane. Ashtu siç tregon fatmiresisht se kjo medalje ka edhe anen tjeter, ate me drite, kabinetin e ri qeveritar, deshmia e nje shumice qe eshte ne anen e grave jo te kapedaneve.