ROME/ Artistet shqiptar, Olen Cesari, Inva Mula, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci, Erza Muqolli, Dua Lipa, Ermal Meta, që do të mblidhen bashkë në një kast, me koncertin ‘Të bashkuar në muzikë në kujtim të Skënderbeut’.
Ky koncert organizohet sot (e hene) nga Ambasada e Shqipërisë, në Teatrin Argjentina në Romë, ndërsa nis në orën 20:30. ‘Ansa’ shkruan se i pari që do të hapë këtë koncert do të jetë Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit. Po ashtu Papa Francesku do të mbajë edhe një Udiencë me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Ambasada shqiptare ka organizuar këtë event që përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, ‘Aleat i krishterimit’ dhe ‘Mbrojtës i Besimit’, i shpallur kështu nga Papatët romakë.
“Skënderbeu konsiderohet si karakteri më i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, një simbol i unitetit dhe forcës së kombit që në të gjitha kohët i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje. Për ta kujtuar atë, “bijtë e Shqipërisë” do të takohen sot dhe nesër në Romë”, thuhet më tej në artikull.
Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë figura të rëndësishme shtetërore, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, si dhe të gjithë përfaqësuesit e besimeve fetare në Shqipëri. Ndër ta do të jetë edhe kardinali Ernest Simoni, i vetmi prift ende i gjallë i persekutuar nga regjimi i diktaturës komuniste. Papa Françesku ka pranuar kërkesën e ambasadores së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë Majlinda Dodaj, që të përkujtoi heroin kombëtar shqiptar.