Roberta Zaninoni ka gati 10 vite që ka vendosur këmbën në Shqipëri. Ka zgjedhur qytetin antik dhe të bukur, Durrësin. Është tepër elegante, elokuente, e kujdesshme në marrëdhëniet që krijon me njerëzit dhe tepër e dashur. Të gjithë e duan Robertën, italianen e këndshme që është vendosur shumë pranë, Vollgës, pranë amfiteatrit të qytetit bregdetarë, së bashku me biznesin e krijuar prej saj. Ajo kujdeset për zonjat, i këshillon si të ndihen të bukura, elegante, pa moshë, duke i imponuar pak shije dhe sjellje nga vendi prej nga vjen, Italia. Roberta nuk është vetëm një italiane e bukur dhe me shumë stil, ajo është një “bisneswoman” e zonja, e suksesshme dhe e papapërtueshme. Ajo që të bie në sy është energjia dhe pozitiviteti që përcjell. Në një intervistë të gjatë dhe interesante, Roberta rrëfen rrugëtimin e saj. Ajo pozon lirshëm para aparatit fotografik, ndërsa vajza e saj, e bukur Viktoria e shoqëron përgjatë gjithë setit fotografik…
Roberta një biznesmene italiane në Durrës mund të na thoni prej sa vitesh gjendeni në Shqipëri dhe me çfarë merreni konkretisht?
Unë tashmë jetoj prej 10 vjetësh në Shqipëri dhe merrem me estetikë të avancuar distribucion për kremra “Time Skin Care” dhe pajisje medikale dhe estetike në shitje ose me qera për dy vendet Shqipëri dhe Kosovë. Klinika ime kryesore “Qendër Dermo Estetike STAR”, gjendet në qendër të Durrësit, panë “Albanian College”, ku merrem me trajtimet estetike kryesisht trajtime fytyre dhe trupi, dobësime, botox filler, lazer për depilim përfundimtar dhe kururgji estetike me dokotorë italianë të ardhur apostafat një herë në muaj. Së fundmi kemi krijuar dhe “Akademi Master” me diploma për estetikë për të gjitha vajzat që duan ta ushtrojnë profesionin e estetikës praktikë dhe teori, jo vetëm për fytyrën dhe trupin por edhe diploma për pajisje dhe lazer. Gjithashtu kam dashur të jap dhe mundësi punësimi për studentët më të mirë duke dashur të bëhem ndihmesë për të gjitha vajzat të cilat e duan punën dhe ja dalin të shkëlqejnë në fushën ku ata zgjedhin të studiojnë. Familja ime gjithashtu është zhvendosur nga Bergamo në Durrës dhe secili ka krijuar biznesin e vet. Bashkëshorti im Christian, punon së bashku me nënën e tij Isabella, në “Reale Estate” dhe një biznes, me Paulownia, një bimë që rritet shpejt edhe prodhon dru. Gjithashtu vjerra ka studio konsulente, për italianë apo të huaj që duan të investojnë në Shqipëri, përfshirë këtu dhe pensionistët e huaj që vijnë të jetojnë këtu duke i ofruar konsulencë.
Çfarë duhet të kenë parasysh zonjat në këtë stinë të nxehtë të verës për trajtimin e lëkurës dhe kremrat që duhet të përdorin?
Aktualisht jemi në stinën e verës dhe lëkura ka nevojë për shumë hidratimë edhe për kremin mbrojtës kundra diellit me faktor 50 plus për të mbrojtur lëkurën nga njollat dhe rrudhat. Por me mbarimin e verës zonjat duhet t’i drejtohen qendrave estetike, për pastrimet rutinë të lëkurës, zbutjen e rrudhave dhe heqjen e njollave që mund të kemi marrë nga vera dhe gjithashtu peeling. Për trupin rekomandojmë scrub dhe kremra specifike super hidratante nga linja “Time Skin Care” dhe trajtimet rigjeneruese për trupin.
Mund të na thoni përse linja “Time Skin Care” është më e mira?
Atëherë linja “Time Skin Care”, është e testuar dermatoligjikisht nga “Universiteti Ferrara”, është bio 100% nuk ka paraben paraben, silicon, petrolatum, formaldeide, dhe është me qeliza staminale bimore. Ka më shumë se 400 lloj kremrash për trupin dhe fytyrën dhe gjithashtu për qendra estetike e për shitje. Kemi tetë linja të ndryshme për tetë tipe të ndryshme lëkure. (sensitive, hidratante, iluminante, vitaminoze, antirrudhë, anti agne, për zonën e syrit dhe kundranjollave). Unë prej vitesh kam filluar bashkpunimet në të gjitha qytete e Shqipërisë nga jugu në veri, përfshirë qytetet kryesore, si Durrësi,Tirana, Fieri, Vlora, Shkodra, Korça Lezha, Berati, Fieri, Lushnje etj… Bashkpunimi ynë konsiston për shitje pajisje, kremra dhe bashkëpunime me lazer me qera si psh: “Lipolaser, laser hair remove, pressoterapia,elettrosauna,skin perfection, radiofrequenza, etj.
Përse ju j’ua rekomandoni vajzave të reja për të bërë pikërisht një kurs estetike?
Sepse kjo fushë pritet që të ketë një zhvillim të madh në Shqipëri dhe Kosovë pasi vitet e fundit kjo gjë është kthyer në kulturë dhe domozdoshmëri. Mendoj se vajzat janë shumë të shkathta dhe ja dalin të kenë sukses, jo vetëm në estetikë por në çdo fushë ku ata vendosin të investojnë. Estetika është një mundësi e shkëlqyer.
Si mund t’i ndihmoni zonjat që duan të hapin një qendër estetike të re me produktet dhe pajisjet tuaja?
Ne si kompani “Hintime” ofrojmë franchising jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë dhe i suportojmë në bazë të buxhetit. I ofrojmë kurse profesionale, trajnime, kremra për dhomë estetike dhe për shitje pajisje estetike, bashkë me kursin, marketingun edhe për një vit asistencë. Për ato që nuk duan franchising i ndihmojmë me një buxhet më të vogël edhe i ndihmojmë tek pjesa e marketingut dhe i ofrojmë eksperiencën tonë 35 vjeçare që kemi krijuar në Itali.
Si funksionon bashkpunimi me parukeritë më të vogla dhe etetikën në Shqipëri?
Me këto qendra të vogla ne iu ofrojmë pajisje me përqindje në mënyrë që t’i ndihmojnë për të rritur klientelën dhe për të pasur në qendrën gjithmonë një pajisje më të fundit dhe njëkohësisht ofrojmë asistencë nga stafi ynë.
Ju keni gati 10 vite si po ndiheni aktualisht në Shqipëri?
Ndihem shumë mirë bashkë me familjen time dhe shoqërinë time që kam krijuar këtu. Vajza ime Viktoria është rritur dhe po shkollohet këtu dhe ndihet shumë mirë. Kujtoj kontaktin e parë kur mbërrita në Durrës. U ndieva si në shtëpinë time. Njerëzit shumë mikpritës. Të gjithë flisnin italisht. Njerëzit shumë të afërt dhe pozitivë. Ajo që më pëlqeu shumë ishte bregdeti pasi ne vijmë nga një zonë malore e Italisë, si Bergamo.
Çfarë ju mungon më shumë nga Bergamo?
Më mungon shumë familja ime, vëllai dhe mami dhe padyshim shoqëria ime në Itali.
Ju keni qenë dhe një modele diçka më shumë mbi këtë eksperiencë të bukur?
Unë kam bërë modelen më shumë për qejf që nga mosha 14 deri në 18, në Milano, para se të filloja Universitetin e Psikologjisë, dhe e kujtoj si një eksperiencë tepër të bukur ku ruaj shumë video dhe foto e tani ja tregoj dhe vajzës time.
Gjithmonë ju shoh në super formë, elegante cili është sekreti juaj? Çfarë kujdesi tregoni?
Unë kujdesem shumë për trupin tim dhe mendoj se është rezultat i një pune që kam bërë ndër vite. Unë pi shumë ujë dy litra në ditë, ushqehem shumë mirë, pa yndyrë, pa të skuqura, pak ëmbëlsirë dhe pak brumra. Kohët e fundit po më tërheq shumë dhe një kurs për mënyrën e të yshqyerit. Një tjetër sekret i imi është dhe të ushtruarit e sportit ku eci shumë ose në plazh ose i ngjitem Kodrës së Durrësit, të paktën pesë ditë në javë. Po ashtu unë ushtroj shumë dhe trajtimet estetike të paktën tre herë në javë.
Ju jeni njëkohësisht një bashkëshorte një mama dhe një bizneswoman e suksesshme, si ia dilni të mbani këtë binom në ekuilibër?
T’ju them të drejtën është shumë e vështirë, sepse çdo gjë do shumë kujdes dhe kohë. Por bëj maksimumin tim me pozitivitetin tim. Por u zugjeroj të gjitha zonjave të tjera të vendosin në fillim familjen dhe shëndetin pastaj punën dhe shoqërinë. Familja është forca më e madhe për të arritur gjërat që do, është motivim, vendi ku gjen gjithmonë mbështetjen që të duhet për të arritur sa më shumë sukses.
Vajza juaj është një copy paste e juaja çfarë dëshironi të bëhet ajo në të ardhmen?
Vajza ime është një kopje e bashkëshortit, mua gjithashtu më ngjan shumë. Është shumë kreative, aktive, sportive por unë i kam dhënë vetëm një këshillë të vendos tani një objektiv dhe të punojë për ta rritur atë. Por është ende herët ajo tani duhet të shijojë periudhën në të cilën është, por gjithmonë këshilla ime do jetë që ajo të ndjekë atë që do më shumë, të bëjë gjërat të cilat e lumturojnë.
Foto: Pirro Beati
Veshjet: “Cosmopolitan”, Durrës
Hair & Make Up artist: Ashanti
Nails: Evolution
Aksesor: Accesori Princes Room
Ambjenti: Envi Hotel, Aqua Durrës
Qender Dermo Estetike STAR