Këngëtarja, tekstshkruesja dhe ikona botërore amerikane Britney Spears aktualisht thuhet se është duke punuar për albumin e saj të radhës. Pas suksesit të ‘Hold Me Closer’ me Sir Elton John, këngëtarja po sjell këngën e saj të radhës. Sipas “The Sun”, Britney mund të sjellë bashkëpunime me Dua Lipën, Ariana Grande dhe Sam Smith.
Aktualisht këngëtarja është duke u fokusuar në një album që do ketë shumë duete, i cili po ecën në një mënyrë të mirë duke mos pasur nevojë të bëjë ndonjë promovim, ndërkohë që këngët vazhdojnë të luhen nëpër botë. Një burim pranë saj ka thënë se Britney e dashuron muzikën dhe se kjo e ndihmon atë të ndihet e rëndësishme duke i lënë asaj kohën për të gjetur se si dëshiron të ndërmarrë hapat e saj të ardhshëm.
Artistë të tjerë me të cilët ajo mund të punojë janë: Katy Perry, Kim Petras dhe grupi i njohur të K-pop-it, BTS. Deri më tani, Britney ka shitur më shumë se 100 milionë disqe në mbarë botën. Këngëtarja konsiderohet si një nga yjet më të mëdha të popit të të gjitha kohërave.
Pas vitit 2016, Britney nuk ka publikuar asnjë këngë, por ajo ka një projekt në duar në formën e autobiografisë, e cila është vonuar për shkak të disa problemeve ligjore. Libri pritet të dalë në treg deri në fund të këtij viti.