Pas suksesit në kryeqytet me ekspozitën personale, artistja Anila Hetoja ka udhëtuar drejt qytetit verior të Shkodrës. Me pikturat e saj shumëngjyrëshe, unike në llojin e tyre, artistja rikthehet në vendin e saj të lindjes. Mes miqsh, artistë , kolegë dhe të afërm, ekspozita personale përmbledh punën e saj gati shume vjeçare.
Bukuritë e natyrës dhe silueta femërore kanë shërbyer si frymëzim për artisten. Punën 30 vjeçare e ka konkretizuar me një ekspozitë të veçantë pikture, ku 85 punime pas Tiranës, u prezantuan në Galerinë e Arteve Shkodër.
“Sjell sot para artdashësve një kolazh, që ka vite që është realizuar. Sot jam e lumtur që çel një ekspozitë në vendin tim, ku kam rrënjët edhe fillimet e mia artistike, sepse po ekspozoj këto punë, që i kam punuar me pasion. Sjell si punime të reja, art me gota plastike apo materiale të tjera të riciklueshme, që vijnë si një teknik e re në qytetin e Shkodrës”, shprehet piktorja Anila Hetoja.
“Është përgjegjësi e madhe, emocion i madh, por kur punon me dashuri çdo gjë realizohet”, vijon piktorja Hetoja.
Piktorja Anila Hetoja ka ekspozuar edhe në galeri të ndryshme jashtë vendit, Gjermani apo Kanada. Ajo ka përfunduar studimet e larta për Dizajn dhe art në Kanada. Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në Galerinë e Arteve në Shkodër deri në datë 6 ma
Ballafaqimi me qytetin e lindjes, vendin ku ka hedhur hapat e para në art, vendin ku ka zbuluar dëshirën e saj për të pikturuar, artistja e konsideron një tjetër moment të rëndësishëm në krijimtarinë e saj artistike.
Stili klasik mbetet i preferuari i piktores. Anila Hetoja ka çelur 5 ekspozita personale, ku më e fundit ishte ajo në Gjermani, së bashku me Eda Harapin.