The Ferragnez, rikthehen përsëri.
Ata janë kthyer: Familja më e njohur e Italisë është rikthyer në TV, në Primevideo, me sezonin e dytë të serialit që tregon nga afër jetën e tyre që shkëlqen nga xixat dhe lotët. Synimi i këtij sezoni të ri, Chiara Ferragni njofton menjëherë: “Zhyt veten në përvoja krejtësisht të ndryshme nga ajo që ka qenë jeta ime deri tani”. Premiera u mbajt mbrëmjen e djeshme në Milano ku të pranishëm ishin miq dhe familjarë të çiftit. Më poshtë po ju sjellim detaje nga dokumentari të zbuluara nga mediat italiane.
“Tumorin e zbulova rastësisht. Debatova me Chiarën dhe mbërrita dy orë me vonesë për të bërë një CT, kontroll për mushkëritë”, thotë reperi. “Gjeta një doktoreshë tjetër për të bërë ekzaminimin dhe ajo kuptoi se unë kisha një pankreas të zgjeruar…”.
“U largova nga shtëpia” – Në episodet e tjera shohim përgatitjet (dhe frikën e Ferragni-t për të gabuar) për Sanremon. Chiara dhe Federico marrin pjesë në Met Gala në Muzeun Metropolitan në New York dhe më pas në ditëlindjen e Donatella Versace. Jepet edhe koncerti i bamirësisë për Milanin, Love Mi. Çifti analizon jetën e përditshme dhe problemet e tyre: “Po grindemi për gjëra koti,” i thonë terapistit. Dhe këngëtari pranon: “Këtë muaj u largova nga shtëpia vetëm një herë”. Këto janë shenjat paralajmëruese të krizës që ndodhi pas Sanremo. “Ndjehem sikur jam ndryshe. Ndjehem sikur kam një busull të re”, pranon Fedez pas sëmundjes së tij, duke u përballur me trazirat që ka shkaktuar ajo ngjarje. Ai shfaqet përsëri si një njeri kompleks, por i sinqertë. Ajo është një optimiste e lakmueshme, sa e mbushur me qëllime të mira, aq edhe e vendosur të mbrojë imazhin që ka krijuar për familjen e saj.
“Në një shkollë tangoje” – Një fundjavë me fëmijët, pa ndihmën e dadove dhe gjyshërve. Një klasë tango. Sugjerimi për tu empatizuar me tjetrin kur ai është i zemëruar. Këto janë testet e tjera që terapisti i sugjeron çiftit më të ndjekur në Internet. Këshillë kundër krizës. Vittoria dhe Leone, aktorë të pavetëdijshëm, janë zënë dhe sërish Leo pushton spektatorët me ëmbëlsinë e tij.