Ish-deputetët Vasili e Bylykbashi janë mandatuar nga opozita e bashkuar si dy negociatorë, dhe përballë tyre janë Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, dy bashkë-kryetarët e Reformës Zgjedhore, por edhe përfaqësuesë të PS dhe Opozitës parlamentare.
Për herë të parë që prej rënies së komunizmit, procesi i diskutimit të një reforme madhore, siç është Reforma Zgjedhore, ka dalë jashtë parlamentit për t’u diskutuar nga të gjitha partitë.
Kryedemokrati Lulzim Basha vuri në dukje sot se kjo tryezë që bën bashkë Damian Gjiknurin, Petrit Vasilin, Oerd Bylykbashin dhe Rudina Hajdarin, vjen pas një vëmendjeje dhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar.
Ish-deputetët Vasili e Bylykbashi janë mandatuar nga opozita e bashkuar si dy negociatorë, dhe përballë tyre janë Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, dy bashkë-kryetarët e Reformës Zgjedhore, por edhe përfaqësuesë të PS dhe Opozitës parlamentare.
Kjo tryezë mblidhet sot, ku pas nje takimi surprize me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme.