Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Vlora Hysenin si drejtoren e re të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Rama ka postuar një foto, ku shihet në krahë me Hysenin dhe ministrin Bledi Çuçi, Ulsi Manja, Niko Peleshi dhe dhe Oljan Kanushin, zv/drejtori aktual i SHISH, teksa uron Hysenin për dretyrën e re.
“Tiranë – Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës Urime” shkruan Rama në postimin e tij.
Kujtojmë që Vlora Hyseni do të jetë drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit. Shqiptarja e Kosovës ka marrë “bekimin” e presidentit Bajram Begaj, për të drejtuar institucionin më të lartë të inteligjencës në vendin tonë, pas propozimit të bërë nga Edi Rama.
Hyseni ka mbajtur për 4 muaj postin e zv/drejtoreshës së Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë, një institucion homolog me Shërbimin Informativ të Shtetit në Shqipëri. Ajo u shkarkua gati dy vite më parë, më 31 qershor 2021.
Ndërkohë, vetëm një vit më parë Vlora Hyseni është emëruar këshilltare e kryeministrit Edi Rama.