To top
15 Jan

Rama nuk harroi të surprizojë Giorgia Melonin në Abu Dhabi!

Momentet pikante të kryeministrit Edi Rama gjatë takimeve të ndryshme zyrtare që ai zhvillon jashtë vendit, nuk mungojnë. I tillë ishte sot fragmenti i shkëputur nga mediet shqiptare, por edhe italiane, ku shefi i qeverisë sonë surprizoi kryeministren italiane, Giorgia Meloni me rastin e ditëlindjes së saj të 48-ë.

Pasi përfundoi fjalimin e saj në takimin e forumit ndërkombëtar mbi sigurinë energjitike në Abu Dhabi, Melonin e priste një surprizë, pikërisht nga homologu i saj, Rama.

Ai u ul në gjunjë dhe i dhuroi një shall gri të zbukuruar me portrete të personazheve shqiptarë të shekullit të kaluar, ndërsa ajo nuk e fshehu gëzimin duke e falenderuar për dhuratën e veçantë.

“Sa e bukur”, iu drejtua Meloni kryeministrit, ndërsa ai ia hodhi shallin krahëve dhe sigurisht që ky moment nuk u shpëtoi kamerave të cilat u fokusuan tek të dy liderat.

“Duhet t’i japësh fund kësaj historie”, shtoi me nota humori më pas kryeministrja italiane. Por Rama nuk e la me kaq dhe theksoi:

“Rivalët e mi? Elon Musk? “Të tjerët vijnë dhe shkojnë, unë qëndroj”.

Mesa duket miqësia mes Ramës dhe Melonit vijon të jetë tepër e konsoliduar.