Zbardhet axhenda e vizitës së kryeministrit Rama në Francë.
Rama do të takojë Clement Beaune, Ministër i Shtetit për çështjet Europiane, më orën 11:50 ndërsa më pas së bashku me Presidentin Emmanuel Macron do të drekojnë në Pallatin Ellisè. Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kujtojmë se, Ballkani Perëndimor të gjendet në rend dite të këshillit ministror për punë të jashtme të BE-së të parashikuar më 19 prill. Gatishmëri për këtë shprehu Zhozep Borel, përfaqësues i lartë për politikë të jashtme të BE-së. Pas letrës së dërguar te ai më 5 mars nga nëntë vende anëtare të BE-së në prill rajoni të kthehet në rend dite të bisedave, nga kabineti i tij dje konfirmuan se Borel e ndan qëndrimin e këtyre nëntë vendeve anëtare.
Republikën e Maqedonisë së Veriut e pengon mungesa e vendosjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë për çeljen e negociatave, ndërsa për Shqipërinë vendimtare do të jenë edhe zgjedhjet e 25 prillit. Takimi në KE për të diskutuar për Ballkanin Perendimor është vetëm 1 javë para zgjedhjeve parlamentare