Facebook dhe Twitter kanë bllokuar gjysmën e postimeve të presidentit Donald Trump, që prej ditës së martë, sepse ai ka deklauar vazhdimisht dhe në mënyrë të rreme fitoren, si dhe hodhi dyshime mbi votat ligjore të numëruara pas ditës së zgjedhjeve.
Nga 22 postimet e Trump në Facebook dhe Twitter, duke mos përfshirë retweet ose video, 11 janë etiketuar nga gjigandët e mediave sociale si jo të përshtatshme.
Postimet përfshijnë pretendime të gabuara për fitore para se të dalin përfundimet zyrtare dhe pohime të rreme se në zgjedhje po ndodhin mashtrime.
Twitter ka fshehur postimet për përdoruesit dhe ka paralajmëruar se “disa ose e gjithë përmbajtja e shpërndarë në tweet është e diskutueshme dhe mund të jetë e gabuar në lidhje me zgjedhjet ose procese të tjera”, si dhe ka kufizuar aftësinë për të pëlqyer apo për të bërë “retweet”.