To top
26 Pri

PS-ja “ngjyros” lejla Shqipërinë!

Mbi gjysmat e kutive të votimit (3255 nga 5199) janë numëruar në të gjithë vendin dhe forcë e parë sipas rezultateve të deritanishme vijon të mbetet Partia Socialiste, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe LSI-ja.

Procesi i numërimit të votave vijon në shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para. Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Për herë të parë në Shqipëri po aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi u instaluan pajisje elektronike, të cilat kryen identifikimin elektronik të zgjedhësve.

 

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit u identifikua nga një numër e jo emri i tij. Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë.

 

Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë. Zgjedhjet e 25 Prillit u zhvilluan në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Numërohen 3321 kuti nga 5199 në total, PS vijon të kryesojë
Ora 19:30- Deri më tani janë numëruar 3321 kuti. PS ka 470835 vota ose 48.8%, PD ka 379036 vota ose 39.3%, LSI 66203 vota ose 6.9%, PSD 20924 vota ose 2.2%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 74 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 2.

Numërohen 3120 kuti nga 5199 në total, PD i merr PS një mandat
Ora 18:30-Deri më tani janë numëruar 3120 kuti. PS ka 441773 vota ose 48.8%, PD ka 355543 vota ose 39.3%, LSI 62641 vota ose 6.9%, PSD 19538 vota ose 2.6%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 75 mandate, PD 58, LSI 5 dhe PSD 2.

Numërohen 2988 kuti nga 5199 në total, në avantazh PS
Ora 17:40- Deri më tani janë numëruar 2988 kuti. PS ka 422988 vota ose 48.9%, PD ka 339667 vota ose 39.3%, LSI 60135 vota ose 7.0%, PSD 18197 vota ose 2.1%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 76 mandate, PD 57, LSI 5 dhe PSD 2.