Azem Sheshi padyshim pritet të ketë një të ardhme të ndritur në fushën e stilimit të flokëve. Motoja e tij është pasion dhe punë. Ai ka nisur që në moshë të re, të stilojë prerje të ndryshme dhe modele flokësh. Duket se trashëgon një pasion të madh në stilimin dhe tendencat tek meshkujt. Për pak kohë emri i tij mori famë dhe vëmendje të madhe. Shumë shpejt ai u bë stilisti i Vip-ave, duke pushtuar pse jo dhe ekranet më të mëdhaja të televizoneve shqiptare. Mori pjesë në mjaft spektakle shqiptare, ku dalllonte shpejtësia, korrektësia dhe stili unik i prerjeve të përdorura prej tij. Djaloshi i vetëm i familjes Sheshi, pohon se ka nisur të punojë si një burrë i madh që kur ishte vetëm 16 vjeç duke siguruar të ardhura për familjen e tij. Ai arrin të punojë me sy mbyllur, pret flokët me çakmak, njëkohësisht përdor tri gërshërë në një dorë dhe i pret flokët me brisk. Këto krakteristike, gati nunike e bëjnë të riun, të jetë i veçantë nga berberët e tjerë. Ai ka arritur të marrë pjesë në shumë spektakle, duke shfaqur talentin e tij.
Por fama e tij ka vërshuar edhe në kompeticionet ndërkombëtare. Tregon se ka qenë fitues i disa konkurseve ndërkombëtare, ku nuk I kanë munguar ofertat e shumta, jasht shtetit. Azemi ka mahnitur mediat vendase dhe ato ndërkombëtare, të cilat i kanë dedikuar një hapsirë të konsiderueshme. Një ndër to është dhe Media Gjermane DW . Tashmë është pjesë e Jurive Vlersuese në garat kombëtare dhe ndërkombëtare, por dhe ka arritur të japë mësim e të nxjerrë nxënës të rinj.