To top
8 Nën

Poetja Rita Petro humb bashkëshortin: ‘Me ty isha e sigurt

Botuesi dhe themeluesi i shtëpisë botuese “Albas”, Latif Ajrullai, bashkëshorti i poetes dhe botueses Rita Petro, është ndarë nga jeta. Në profilin e saj në Facebook, poetja shkruan: “Për ty, Lato, që nuk e lëshove kurrë timonin nga dora. Ne ishim të dy kapitenë, por me një ndryshim. Ti kurrë nuk e lëshove timonin nga dora… unë ndonjëherë po, kur më trembte ndonjë dallgë e madhe apo kur joshesha nga viset e reja, të panjohura. Kur kthehesha, ty të gjeja aty me duart në timon. Me ty isha vetvetja…e lirë, me ty isha e sigurt. Nuk e di se a do jem aq e qëndrueshme. Sa ty pa ty… por po i jap vetes kurajë… e si të mos i jap i dashur Lato, me gjithë këto vlerësime të vërteta e dhimbje të madhe për ty, nga i gjithë stafi i Albasit e Deaprintit, nga miqtë tanë të dashur realë e virtualë, nga kolegët tanë, njerëz të librit e të kulturës. I falënderoj të gjithë nga thellësia më e thellë e shpirtit e i uroj ta mbushin jetën me dashuri e muzikë edhe kur jeta t’ju bëhet e vështirë. Kjo ishte ajo që bëmë ne për 20 vite.

Po të përcjellim Lato me jazz dhe wisky…puron që ke lënë përgjysmë do ta pi deri në fund. Se ti ishe sa profesor serioz e biznesmen vizionar, aq edhe rock-ist e rrolling stone-s.”