To top
17 Kor

Petraq Papajorgji: Në Tiranë ka më shumë universitete se në Kaliforni…

  • profesor papajorgji 1Me një eksperiencë të gjatë në vendet europiane dhe ato perëndimore, profesor Petraq
    Papajorgji është rikthyer në Tiranë për të drejtuar një nga Universitetet më të
    rëndësishëm privat. Në një intervistë ekskluzivisht për “elite”, Papajorgji një kapacitet i
    rëndësishëm në fushën e informatikës, rrëfen rrugëtimin e tij prej qytetit mijëravjeçar
    Beratit, auditoret si student në Tiranë, më pas profesor i mjaft personaliteteve sot në
    poste kyc. Udhëtimin e tij drejt Amerikës mësimdhënia atje, aktualisht gjendet në Tiranë,
    ku po kontribuon në edukimin e brezave të rinj si dhe shpreh hapur shqetësimet dhe
    problemet që lidhen sot me arsimin në përgjithësi. Jo vetëm kaq ai mbetet një potencial
    i rëndësishëm në fushën e kërkimeve shkencore, ku aktualisht është kryeredaktor
    shkencor i revistës “International Journal of Agricultural and Environmental Information
    Systems” të botuar në Philadelfia, USA si dhe anëtar i bordit të disa revistave të tjera
    ndërkombëtare.
    Nga Anila Çuli
    Pofesor Papajorgji, vitet e fundit Universitete të ndryshme në Tiranë janë cilësuar si“fabrikë  diplomash”, nivel dhe kërkesë e ulët frekuentimi, përgatitje e studentëve cili është opinion juaj në përgjithësi rreth këtij debate a abuzohet mbi këtë sistem? Problemi i cilësisë së sistemit të arsimit në tërësi dhe atij të lartë në veçanti, është mjaft kompleks dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Numri i universiteteve publike dhe private në vendin tonë kishte arritur shifra të pajustifikuara. Edhe pas mbylljes së një numri të konsiderueshëm universitetesh private dhe filiale të universiteteve publike, ende ka një numër shumë të madh universitetesh për numrin e
    popullsisë. Vetëm në Tiranë ka më shumë universitete se në Kaliforni??? Dihet se
    arësimi nuk është një fushë e përshtatshme për të investuar për fitim e nëqoftëse e
    kemi parasysh fitimin, është e pashmangshme ulja e cilësisë së produktit.
    Debati lidhur me “publik versus privat” në fushën e arsimit ka kohë që zhvillohet në
    shumë vende të botës. Ka shtete me një histori të suksesshme të arsimit privat si p.sh.
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka edhe shtete të tjera, veçanërisht në Evropë, ku
    arsimi privat nuk është shumë i përhapur. Në SHBA universitetet më të njohur janë jo
    publike, si p.sh. ai i Harvard, “Yale and Stanford”, etj. Preferoj të përdor termin “jo
    publik” në vend të atj “privat” sepse në kulturën dhe eksperiencën tonë këto 20 vitet e
    fundit, universitetet private kanë qenë pronë e një individi apo grup individësh (shumë
    më rrallë kjo e fundit). Si të tillë, vendimmarrja në procesin akademik është totalisht në
    duart e një personi e ç ësh më e keqja, jo me arsimin e përshtatshëm për një detyrë
    të tillë. Ky kontekst, nuk ka shumë nevojë për komente për të kuptuar se si funksionon
    një institucion i tillë…..“Harvard”, “Yale” apo “Stanford”, nuk janë pronë e asnjë personi apo grupi personash.
    Ato financohen nga dhuratat qe i bëjnë ish nxënës me pozita kyçe në industri apo
    politikë. Fondi i krijuar prej vitesh në këtë mënyrë, menaxhohet me shumë kujdes nga
    një grup specialistësh për të siguruar fitime maksimale në treg. Në këto kushte, nuk
    bëhet fjalë që drejtuesit e këtyre universiteteve të abuzojnë liritë akademike apo të
    influencojnë notat e studenteve për arsye private. Suksesi i tyre sigurohet nga cilësia e
    trupit pedagogjik e cilësia e studenteve që dalin nga këto shkolla. Reputacioni i shkollës
    përcaktohet nga kritere si p.sh. numri i fituesve te çmimit Nobel, Numri i presidentëve të
    kompanive të mëdha të dalë nga kjo shkollë etj.
    Këto kohët e fundit janë bërë përpjekje serioze nga qeveria për të rritur cilësinë e
    edukimit veçanërisht në shkollën e lartë. Ka dalë edhe ligji i ri për arsimin e lartë.
    Mendoj se ndërsa ka një kuadër shumë të precizuar për menaxhimin e universiteteve
    publike, ngelet shume i paqartë kuadri në të cilin do të menaxhohen universitetet
    private. Ndërsa është e detyruar zgjedhja e drejtuesve të departamentit, fakultetit dhe
    universitetit në institucionet publike, nuk kërkohet që po këto rregulla të zbatohen edhe
    për institucionet private. Për mendimin tim, kjo krijon kushte për mos respektimin e lirisë
    akademike. Sa herë qëndonjë pedagog nuk është dakord me administratorin/pronarin, i
    vihet në dukje direkt apo indirekt fakti që mund t’i pritet kontrata e punës….A mund të
    ketë liri akademike në këto kushte?
    Z. Papajorgji ju prej shumë vitesh keni jetuar në SHBA, mund të më thoni si u ndiet atje
    dhe një përkufizim rreth studentëve nivelit dhe shkollave perëndimore?
    Është e vështirë të besh përgjithësime, por të paktën eksperienca ime personale është
    që unë kam hasur student që të kalojnë kohën kot e nëpër kafe. Si rregull, studentët
  • punojnë e vitet e studimeve, e veçanërisht ato të studimeve doktorale, janë shumë të
    vështira. Duke patur parasysh që në përgjithësi, të studiosh në SHBA edhe në
    universitetet publike, kushton shumë. Studentet në përgjithësi marrin hua nga shteti për
    të kryer studimet. Në këto kushte, është e vështire të mendohet që një student harxhon
    kohën kot me para të marra borxh…Ne eksperiencën time shume vjeçare të
    mësimdhënies në SHBA, nuk kam pasur ndonjëherë problem disiplinën në klasë, gjë që
    është shumë shpesh problem në klasat tona.
    Lidhur me nivelin e studimeve, kjo varet shumë nga shkolla. Në SHBA ka rreth 3,026
    institucione 4 vjeçare (publike e private) e gjen nga të gjithë nivelet. Mundet të gjesh
    edhe universitete që kanë nivel më të ulët se universitetet tona ashtu sikurse ka edhe
    universitetet më të mira në botë. Varet shumë ku studion.
    Çfarë keni sjellë prej asaj eksperience tek studentët tuaj?
    Një nga karakteristikat kryesore të shkollës amerikane është prakticiteti i studimeve.
    Nuk duhet menduar se nuk studiohet teori, por teoria është e lidhur shumë me praktikën
    dhe studentët, në shkollat e mira, pajisen me një arsenal mjetesh për t’i përdorur në
    zgjidhjen e problem të përditshme. Duhet thënë se në SHBA ka një numër shumë të
    madh korporatash të mëdha që shtrojnë për zgjidhje shumë problem praktike. Në
    shumë universitete, mbrojtja e diplomës se master apo doktoratë, është e lidhur me
    zgjidhjen e një problemi konkret e kompleks. Njohuritë e mara në shkollë janëdirekt të
    aplikueshme në praktikë. Ky është edhe dallimi i madh midis mentalitetit evropian dhe
    atij amerikan përshkollën e rolin e saj. Modeli amerikano -verior stimulon dialogun
    ndërmjet disiplinave të ndryshme i nevojshëm për zgjidhjen e një problemi praktik. Vihet
    re që edhe në Evropë, prej kohësh ka filluar ndryshimi dhe kalimi drejt modelit Amerikan
    në arsimin e lartë.
    Unë mundohem që pjesën teorike të lëndës t’ua paraqes nëpërmjet shembujsh
    konkrete me qëllim që thelbi teorik të dalë si rrjedhë e zgjidhjes së një problemi praktik.
    Personalisht besoj se një pedagog i mire që e njeh mirë lëndën është në gjendje t’ua
    paraqesë atë thjesht e kuptueshëm. Besoj se roli i pedagogut është të mësojë
    studentët. Kam parasysh studentë normalë, që janë të interesuar të mësojnë e të
    përgatiten sa më mirë për të përballuar sfidat e vështira të jetës, jo studente qe “bëjnë
    master” nëpër kafe.
    Z. Papajorgji di që ju jeni diplomuar në Tiranë dhe më pas udhëtimi juaj ka qenë në
    vende të ndryshme perëndimore, mund të na flisni diçka më shumë rreth kësaj
    eksperience?
    Unë kam mbrojtur titullin në Universitetin e Tiranës dhe më pas shkova në USA si
    Fullbright Scholar. Fillimi i punës në departamentin e Inxhinierisë Agrare, në
    Universitetin e Floridës fillimisht ishte shumë i vështirë për shumë arsye. Në fillim më ka
  • rënë që të punoja me një profesor nga Teksasi që është një nga figurat më në zë në
    fushën e simulimit të rritjes së bimëve. Problemi im ishte që nuk e kuptoja mirë theksin
    e tij teksan…Shpesh më qëllonte të bëhesha ujë në djersë nga sikleti kur diskutoja me
    të. Problem tjetër ishte boshllëku teknologjik që unë kisha, i porsaardhur nga Shqipëria.
    Më është dashur shumë punë e mund deri sa arrita të barazohem me kolegët e mi. E
    përsëris, ka qenë mjaft e vështirë, por me punë çdo pengese mund të kalohet me
    sukses.
    Më pas kam punuar me një grup internacional që organizonte Kongresin Botëror të
    Informatikës në Bujqësi e Mjedis. Kjo më dha mundësinë të vizitoj shumë vende e
    universitete të huaja. Kam dhënë mësim në disa universitete në USA dhe Evropë dhe
    kjo padyshim ështënjë arritje që më jepte shumë kënaqësi. Veçanërisht më jepte
    kënaqësi fakti që në grupin ku punoja kishte edhe të huaj si Francezë, Italianë etj. Në
    sytë e amerikanëve ne ishim njëlloj, madje amerikanet vlerësonin më shumë aftësitë në
    punë se sa kombësinë e personit. Një gjë e tillë nuk do të ndodhte shpesh në Evropë.
    Amerika është me të vërtetë një vend i bekuar për atë që dëshiron të punojë seriozisht.
    Cilat janë angazhimet tuaja aktualisht përveçse universitetit?
    Përveç aktivitetit pedagogjik jam kryeredaktor shkencor i revistës “International Journal
    of Agricultural and Environmental Information Systems” të botuar në Philadelfia, USA si
    dhe anëtar i bordit të disa revistave të tjera ndërkombëtare. Ky ështënjë aktivitet
    qëkërkon shumë punë.
    Shumë student tuaj sot janë në pozicione të rëndësishme vendimarrje, mund të më
    thoni si janë marrëdhëniet tuaja sot me to?
    Nga ish- studentët e mi kam pasur marrëdhënie pune vetëm me Ministren Harito dhe
    Dritan Mezinin, drejtorin e bordit të AITA’s. Me të dy kam marrëdhënie shumë të mira.
    Ministrja Harito është një person shumë i edukuar dhe i respektueshëm. Nuk e them
    këtë nisur nga pozicioni i saj, unë jam në fund të karrierës e nuk më duhet më asgjë,
    por me të vërtetë të ngjall respekt. Me Mezinin kemi marrëdhënie miqësore pasi jemi të
    dy në disa shoqata si ajo e AITA’s, shoqata e Fullbright, e takohemi më shpesh edhe
    për ndonjë kafe. Kam marrëdhënie mjaft miqësore edhe me Vasil Naçin, biznesmen
    mjaft i suksesshëm; edhe ai të ngjall respekt me mënyrën se si sillet, thjesht e me
    modesti. Sot janë të paktë njerëzit qe ruajnë modestinë kur kanë pozicione të
    rëndësishme ose kur janë mire ekonomikisht.
    Z. Papajorgji si janë marrëdhëniet tuaja sot me studentët, sa kërkues dhe ambicioz
    janë ata në rrugën që kanë zgjedhur të ndjekin?
  • Pofesor Papajorgji, vitet e fundit Universitete të ndryshme në Tiranë janë cilësuar si
    “fabrikë diplomash”, nivel dhe kërkesë e ulët frekuentimi, përgatitje e studentëve cili
    është opinion juaj në përgjithësi rreth këtij debate a abuzohet mbi këtë sistem?
    Problemi i cilësisë së sistemit të arsimit në tërësi dhe atij të lartë në veçanti, është mjaft
    kompleks dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Numri i universiteteve
    publike dhe private në vendin tonë kishte arritur shifra të pajustifikuara. Edhe pas
    mbylljes së një numri të konsiderueshëm universitetesh private dhe filiale të
    universiteteve publike, ende ka një numër shumë të madh universitetesh për numrin e
  • popullsisë. Vetëm në Tiranë ka më shumë universitete se në Kaliforni??? Dihet se
    arësimi nuk është një fushë e përshtatshme për të investuar për fitim e nëqoftëse e
    kemi parasysh fitimin, është e pashmangshme ulja e cilësisë së produktit.
    Debati lidhur me “publik versus privat” në fushën e arsimit ka kohë që zhvillohet në
    shumë vende të botës. Ka shtete me një histori të suksesshme të arsimit privat si p.sh.
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka edhe shtete të tjera, veçanërisht në Evropë, ku
    arsimi privat nuk është shumë i përhapur. Në SHBA universitetet më të njohur janë jo
    publike, si p.sh. ai i Harvard, “Yale and Stanford”, etj. Preferoj të përdor termin “jo
    publik” në vend të atj “privat” sepse në kulturën dhe eksperiencën tonë këto 20 vitet e
    fundit, universitetet private kanë qenë pronë e një individi apo grup individësh (shumë
    më rrallë kjo e fundit). Si të tillë, vendimmarrja në procesin akademik është totalisht në
    duart e një personi e ç ësh më e keqja, jo me arsimin e përshtatshëm për një detyrë
    të tillë. Ky kontekst, nuk ka shumë nevojë për komente për të kuptuar se si funksionon
    një institucion i tillë…..
    “Harvard”, “Yale” apo “Stanford”, nuk janë pronë e asnjë personi apo grupi personash.
    Ato financohen nga dhuratat qe i bëjnë ish nxënës me pozita kyçe në industri apo
    politikë. Fondi i krijuar prej vitesh në këtë mënyrë, menaxhohet me shumë kujdes nga
    një grup specialistësh për të siguruar fitime maksimale në treg. Në këto kushte, nuk
    bëhet fjalë që drejtuesit e këtyre universiteteve të abuzojnë liritë akademike apo të
    influencojnë notat e studenteve për arsye private. Suksesi i tyre sigurohet nga cilësia e
    trupit pedagogjik e cilësia e studenteve që dalin nga këto shkolla. Reputacioni i shkollës
    përcaktohet nga kritere si p.sh. numri i fituesve te çmimit Nobel, Numri i presidentëve të
    kompanive të mëdha të dalë nga kjo shkollë etj.
    Këto kohët e fundit janë bërë përpjekje serioze nga qeveria për të rritur cilësinë e
    edukimit veçanërisht në shkollën e lartë. Ka dalë edhe ligji i ri për arsimin e lartë.
    Mendoj se ndërsa ka një kuadër shumë të precizuar për menaxhimin e universiteteve
    publike, ngelet shume i paqartë kuadri në të cilin do të menaxhohen universitetet
    private. Ndërsa është e detyruar zgjedhja e drejtuesve të departamentit, fakultetit dhe
    universitetit në institucionet publike, nuk kërkohet që po këto rregulla të zbatohen edhe
    për institucionet private. Për mendimin tim, kjo krijon kushte për mos respektimin e lirisë
    akademike. Sa herë qëndonjë pedagog nuk është dakord me administratorin/pronarin, i
    vihet në dukje direkt apo indirekt fakti që mund t’i pritet kontrata e punës….A mund të
    ketë liri akademike në këto kushte?
    Z. Papajorgji ju prej shumë vitesh keni jetuar në SHBA, mund të më thoni si u ndiet atje
    dhe një përkufizim rreth studentëve nivelit dhe shkollave perëndimore?
    Është e vështirë të besh përgjithësime, por të paktën eksperienca ime personale është
    që unë kam hasur student që të kalojnë kohën kot e nëpër kafe. Si rregull, studentët
  • punojnë e vitet e studimeve, e veçanërisht ato të studimeve doktorale, janë shumë të
    vështira. Duke patur parasysh që në përgjithësi, të studiosh në SHBA edhe në
    universitetet publike, kushton shumë. Studentet në përgjithësi marrin hua nga shteti për
    të kryer studimet. Në këto kushte, është e vështire të mendohet që një student harxhon
    kohën kot me para të marra borxh…Ne eksperiencën time shume vjeçare të
    mësimdhënies në SHBA, nuk kam pasur ndonjëherë problem disiplinën në klasë, gjë që
    është shumë shpesh problem në klasat tona.
    Lidhur me nivelin e studimeve, kjo varet shumë nga shkolla. Në SHBA ka rreth 3,026
    institucione 4 vjeçare (publike e private) e gjen nga të gjithë nivelet. Mundet të gjesh
    edhe universitete që kanë nivel më të ulët se universitetet tona ashtu sikurse ka edhe
    universitetet më të mira në botë. Varet shumë ku studion.
    Çfarë keni sjellë prej asaj eksperience tek studentët tuaj?
    Një nga karakteristikat kryesore të shkollës amerikane është prakticiteti i studimeve.
    Nuk duhet menduar se nuk studiohet teori, por teoria është e lidhur shumë me praktikën
    dhe studentët, në shkollat e mira, pajisen me një arsenal mjetesh për t’i përdorur në
    zgjidhjen e problem të përditshme. Duhet thënë se në SHBA ka një numër shumë të
    madh korporatash të mëdha që shtrojnë për zgjidhje shumë problem praktike. Në
    shumë universitete, mbrojtja e diplomës se master apo doktoratë, është e lidhur me
    zgjidhjen e një problemi konkret e kompleks. Njohuritë e mara në shkollë janëdirekt të
    aplikueshme në praktikë. Ky është edhe dallimi i madh midis mentalitetit evropian dhe
    atij amerikan përshkollën e rolin e saj. Modeli amerikano -verior stimulon dialogun
    ndërmjet disiplinave të ndryshme i nevojshëm për zgjidhjen e një problemi praktik. Vihet
    re që edhe në Evropë, prej kohësh ka filluar ndryshimi dhe kalimi drejt modelit Amerikan
    në arsimin e lartë.
    Unë mundohem që pjesën teorike të lëndës t’ua paraqes nëpërmjet shembujsh
    konkrete me qëllim që thelbi teorik të dalë si rrjedhë e zgjidhjes së një problemi praktik.
    Personalisht besoj se një pedagog i mire që e njeh mirë lëndën është në gjendje t’ua
    paraqesë atë thjesht e kuptueshëm. Besoj se roli i pedagogut është të mësojë
    studentët. Kam parasysh studentë normalë, që janë të interesuar të mësojnë e të
    përgatiten sa më mirë për të përballuar sfidat e vështira të jetës, jo studente qe “bëjnë
    master” nëpër kafe.
    Z. Papajorgji di që ju jeni diplomuar në Tiranë dhe më pas udhëtimi juaj ka qenë në
    vende të ndryshme perëndimore, mund të na flisni diçka më shumë rreth kësaj
    eksperience?
    Unë kam mbrojtur titullin në Universitetin e Tiranës dhe më pas shkova në USA si
    Fullbright Scholar. (Vijon e plote ne print)