Ditën e djeshme Arbana Osmani dha lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të parë. Princesha e saj dhe Eduartit erdhi në jetë. Moderatorja përpos që na dhuroi foton e parë me vogëlushen, zbuloi edhe emrin e saj. Ajo dhe Edi e kanë pagëzuar të voglën e tyre me emrin Zoi. Në dukje Zoi është një emër i thjeshtë për tu shqiptuar, por kuptimin e ka shumë të veçantë. Ky emër ka origjinë greke dhe do të thotë Jetë. Në vitet e hershme të krishtera, emri Zoi lidhej me Evën, sepse Eva ishte burimi i jetës sipas shkrimeve të shenjta. Një emër shumë i bukur dhe kuptimplotë që Arbana dhe Edi kanë zgjedhur!