Përgatitja e gjelit ose pulës së detit me përshesh për natën e Vitit të Ri.
Nga Mandalina Musta
Kjo është receta tradicionale e Zonës së Dumresë, për natën e ndërrimit të Vitit të Ri.
Marinimin e pulës së detit e kam gërshetuar pak me kuzhinën greke.
🎄Unë zgjodha pulë deti
🎄3 kg
Përgatisim masat për marinim:
🎄 Gjalp, rozmarinë të grirë, piper.
🎄Lëngun e 1/2 limon, 1/2 portokall, rigon,kripë.
🎄Copa portokalli, copa limoni, hurdhëra, dega rozmarine
🎄1 gotë ujë
Përgatitja:
Shtrojmë copëzat e portokallit, limonit, hudhër degët e rozmarinës poshtë dhe lartë vendosim pulën e detit, duke e masazhuar mirë me masën e gjalpit dhe duke e lyer me masën e lëngshme.
Nje gote uje dhe e fusim ne pjekje.
Si fillim 220 grade me pas e ulim ne 180 grade per rreth 2-3 ore, varet nga soba dhe nga gjeli ose pula e detit
Ndërkohë pergatisim persheshin:
🎄1 qepë
🎄Të brendshmet e pulës së detit
🎄2 gota ujë
🎄Lëngun e pulës nga tava
🎄Bukë misri
Për bukën e misrit:
🎄600 gram miell misri
🎄100 gram kos
🎄100 ml qumësht
🎄Vaj ulliri
🎄1 pluhur fryrës
E thërrmojmë bukën dhe e shtojmë në masën që përgatitëm.
E lëme pak minuta të marrë lëngun e tepruar dhe është gati.
Festa të mbara.🙏