Në studion e MCN Economy, Elvis Ponari, CEO i Fondit të Pensionve në “Sigal”, tha se katër kompani private kanë në total një protofol prej 40 milionë eurosh. Ponari shpjegoi përfitimet që kanë kontribuuesit në skemat e pensioneve private. Kjo skemë (shtetërore) jo se është piramidë, është skemë sociale. Është bërë e tillë që të ndihmojë ata që nuk kanë mundësi. Skemat private janë skema suportuese. Katër kompani në treg që ofrojnë pensione private janë kompani të konsoliduara. Ligjet janë të sakta, në mënyrë të tillë që paratë janë të sigurta. Fondet e pensionit privat janë të tilla që 3% të sigurimeve shoqërore kalojnë te privati. Skema private është një produkt financiar i ofruar në Shqipëri prej 11 vitesh. Këto para grumbullohen në një portofol, 40 milionë euro për 4 kompani së bashku. Ka benefite, sepse tatimi është i ulët. Është i trashëgueshëm. Në rast se kontribuuesi ndërron jetë, familjarët marrin interesat. Është një produkt financiar i veçantë dhe i dedikuar. Ne kemi të drejtë të blejmë obligacione në BSH. Ne kemi mundësi t’u ofrojmë qytetarëve një pension shtesë nga ai shtetëror.
“Kolona e Dytë” ose pension nga punësimi siç e quajmë ne, nuk ndryshon asgjë. Qytetarët do vazhdojnë të paguajnë njëlloj siç bëjnë edhe tani. Vetëm se në këtë rast 3% që i hiqet skemës shtetërore (21,4%) paguhet në 4 Fondet e Pensionit Privat që operojnë në Shqipëri. “Kolona e Dytë” ka efekt social pasi qytetarët do të kenë dy pensione ose rroga në moshën e lënies së punës. Një nga skema shtetërore dhe një nga ajo private. Pra, kjo përkthehet në nivele më të larta pensioni për çdo qytetar. “Kolona e Dytë” ndihmon edhe luftën kundër evazionit pasi çdokush do të deklarojë pagën e plotë pasi do të kërkojë të marrë të plotë edhe 3%-in e skemës private. Shumë qytetarë do të duan të futen në skemë dhe kjo do të ulë automatikisht edhe “punësimin në të zezë”, siç e quajmë rëndom. Pra, ndihmon vendin ekonomisht dhe shtetin për të ulur informalitetin. “Kolona e Dytë” ka efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë pasi paratë tani janë investuar në obligacione shtetërore dhe nëse shteti shpenzon fitojmë të gjithë. Rritet besimi te shteti…