To top
4 Gus

Pas pushimeve luksoze, Emina bën bamirësi në Shqipëri

Emina Cunmulaj pas pushimeve me jaht së bashku me bashkëshortin dhe të bijën në plazhet e Greqisë, Malit të Zi dhe Kroacisë ka mbërritur dje në Shkodër.


Ajo tërhoqi vëmendje me gjestin human që bëri dje me familjet varfra që jetojnë në zonat rurale të Shkodrës. Emina i është bashkuar nismës “Fundjava ndryshe’ ku ka qenë vetë e pranishme në familjet që kanë ndihmuar me ushqime dhe gjëra të nevojshme për te jetuar. Me fotot e publikuar ajo bëri thirrje për shumë personazhe shqiptare që të ndihmojnë sa me shumë.